Aktualitet

“E zhdukëm nga shtëpia, por na la dhe ndonjë plagë”, Namik Dokle kalon Covidin

25 Tetor 2021, 19:52 Nga DOSJA
“E zhdukëm nga shtëpia, por na la dhe ndonjë

TIRANË – Politikani dhe ish-kreu i Kuvendit Namik Dokle ka njoftuar ditën e sotme se ka fituar betejën me Covid-19.

Përmes një postimi në Facebook Dokle tregon se e përzuri covidin nga shtëpia, edhe pse la ndonjë plagë pra ndonjë efekt.

Ai falënderon të gjithë ata që e ndihmuan ta kalojë këtë sëmundje duke shprehur falënderimet e tij për këdo që u dhuroi kurajo.

Më në fund… Pa covid. E mundëm, e vumë përfundi, e përzumë covidin nga shtëpia. Ai iku çalë-çalë, por na la edhe ndonjë plagë. Po shkojmë drejt normales. Ia dolëm se patëm Anikën, ëngjëllin tonë shpëtimtar, patëm Blerin, Onin dhe Inën, engjëjt mbrojtës dhe Manjolën, engjëllin këshillues nga Italia! Ia dolëm se patëm të afërm dhe miq pa fund që na ofruan dashuri, kurajo dhe lutje të përzemërta për shërim! Sa do të dëshiroja që, sot, fjala FALENDERIM të kishte fuqi shprehëse një mijë herë më të madhe, për të gjithë”, shkruan Dokle në Facebook.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet anila dokle ish-deputeti namik dokle namik dokle namik dokle me covid anila dokle ish-deputeti namik dokle namik dokle namik dokle me covid

Sondazh

Poll