Aktualitet

Vrasja e Backës/ Atentatorët ikën në drejtim të Lushnjes, në kërkim 2 persona

25 Tetor 2021, 07:43 Nga DOSJA
Vrasja e Backës/ Atentatorët ikën në drejtim të

FIER- Pista të reja kanë dalë në dritë ditën e sotme për vrasjen e biznesmenit Demir Backa, i cili u qëllua për vdekje teksa ndodhej në makinën e tij pranë ish-QTU-së. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se makina e autorëve, e cila u gjet e djegur, e ka ndjekur biznesmenin dhe kanë shfrytëzuar momentin kur e kanë gjetur vetë…

Dyshohet se atentatorët kanë qenë 2 persona, të cilët më pas bashkëpunëtori i tyre i priste në fshatin Daullas për t’i larguar nga Fieri në drejtim të Lushnjës. Mendohet që ata të jenë vrasës me pagesë nga zona e Krujës ose e Laçit, por nuk dihen më shumë detaje lidhur me aktivitetin e tyre. Policia ka shpallur në kërkim policor 2 persona qe mund të kenë dijeni për ngjarjen pasi nga kontrollet s’janë gjetur në banesa. Por ka edhe pista të tjera që kanë “shpërndarë” hetuesit e ngjarjes, e para ka të bëjë me të vëllanë e vrarë në masakrën e Levanit në vitin 1997. Tjetra ka të bëjë me vrasjen e motrës së Backës 23 vite më parë.

Po shqyrtohet edhe prëfshirja e tij në marrjen me koncension e një pjese të lagunës në Lushnje. Mësohet se janë rreth 200 hektarë që i janë dhënë me koncension personit me inicialet A.P., me të cilin Backa ka patur konflikte për këtë pronë. Po ashtu dyshohet se ka edhe konflkikte për një sipërfaqe toke në në Darëzezë, për të cilën nuk dihet më tepër detaje.

Megjithatë hetuesit ende nuk janë “kanalizuar” në një pistë të vetme për të sjellë edhe prangosjen e autorëve të krimit. Demir Backa u qëllua në makinën e tij të llojit ‘Audi’ me disa dhjetra plumba dhe u dërgua në spital me shenja jete, por pas një orë nga Policia u dha lajmi për vdekjen e tij. Drejt Demir Backës është qëlluar me breshëri automatiku. Tre plumba e kanë kapur 57 vjeçarin në zonën e qafës dhe të kokës. Ndërkohë që rreth 15 plumba në kraharor. Ndërkohë që autorët dogjën makinën dhe janë zhdukur pa gjurmë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Ekzekutimi në Fier, Hoxha: Sapo nisi zinxhiri i vrasjeve! Lidhja e mbesës në histori

Makina e djegur? Hoxha zbërthen skemën e vrasjes së Backës: Pa lidhje! U përdor…

Atentati/ Dy “killer-at” qëlluan ndaj biznesmenit Backa, tjetri i priste në Daullas

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet demir backa fier policia e shtetit vrasja e demir backes demir backa fier policia e shtetit vrasja e demir backes

Sondazh

Poll