Aktualitet

Grabitja e Çangut nga ‘policët’, Hoxha: Të zbardhet se do ketë viktima. Tha që s’fal

25 Tetor 2021, 14:21 Nga DOSJA
Grabitja e Çangut nga ‘policët’, Hoxha: Të zbardhet

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar ngjarje me viktima në rast se grabitja e dhunshme e biznesmenit Nazmi Çangu nuk do të zbardhet. I ftuar në ‘AbcNews’, Hoxha tha se autorët kanë pasur informacion se biznesmeni kishte një shumë të madhe parash në shtëpi dhe momenti nuk është zgjedhur rastësisht.

Gazetari shtoi se kjo gje tregon se dikush i ka informuar. Ai tha më tej se e tmerron vetë guximi që kanë pasur këta persona për tu futur në banesën e biznesmenit, për të kryer një grabitje të tillë e për të bërë kasaphanë në shtëpi.

“Ngjarja është shumë e rëndë. Për më tepër në familjen e një biznesmeni. Nuk mund të them sa persona kanë qenë, roli që kanë pasur. Këto ngjarje edhe me 4-5 veta bëhen, boll të jesh i sprovuar dhe motivuar për ta bërë. Në rastin konkret e kanë ditur me cilin kanë të bëjnë dhe nuk është kollaj të kryesh krime në Nikël. Përveç banorëve të zonës. Është e vështirë, dikë duhet të pyesësh. Aq më tepër me personin në fjalë, ka qenë punonjës policie. Pamja ka qenë e mbuluar me kamera sigurie, këtë e kanë ditur mirë edhe autorët. Ata kanë vepruar të veshur me uniforma policie, ka shumë ngjarje që nga Enver Stafuka, që e rrëmbyen. Çangu tha se nëse nuk e zgjidh shteti, do ta zgjidh unë, “nuk e fal gjakun”. Ai jep një alibi dhe e lidh pjesën e gishtit me faktin që nuk gjente çelësin e kasafortës. Të dhënat e tyre përputhen. Edhe familjarët japin të njëjtat dëshmi. Objektivi i tyre primar ka qenë marrja e parave, nga e dinin që mbante shumë të mëdha dhe kasafortë? Në të kaluarën është thënë se Çangu ka aktivitet dhënien e parave me fajde. Ata ose kanë pasur informacion që sasi parash, se ngrihet pyetja përse tani? Shuma dimë se është më e madhe se 120 mijë euro. Duket një ngjarje më e vështirë se vetë grabitja vendi ku hynë, zona. Çangu tha se ishin me dialekt nga zona e Kurbinit ose malësia e Krujës, ai dha një lloj identikiti. Ai është përleshur me ata, ai tha njërin e ka kafshuar në krah. Ata e mposhtën vetëm me dhunë atë. Ai dukej se ishte bërë një kasaphanë. Nëse kjo ngjarje nuk zbulohet do të çojë në viktima sepse nuk ta fal kush. Mua më shumë më tmerron fakti i guximit të atyre që e bënë,”- tha Hoxha.

LAJM KRYESOR: U dhunua gjatës grabitjes/ Përkeqësohet gjendja e Nazmi Çangut, pëson hemoragji

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha dhunohet nazmi cangu nazmi çangu artan hoxha dhunohet nazmi cangu nazmi çangu

Sondazh

Poll