Politike

Alfred Rushaj: Pse e larguam Flamur Nokën, deformoi atë që tha Basha

23 Tetor 2021, 19:02 Nga DOSJA
Alfred Rushaj: Pse e larguam Flamur Nokën, deformoi atë që tha

TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj komentoi situatën e brendshme politike të Partisë Demokratike. I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ai komentoi edhe masat e marra nga kryedemokrati Lulzim Basha ndaj deputetëve të PD-së që i kanë dalë kundër. Rushaj theksoi se Flamur Noka nuk është përjashtuar sepse ka pasur mendime të kundërta me Bashën, por sepse ka deformuar deklaratat e bëra nga kreu i opozitës.

PJESË NGA BISEDA:

Pyetje: Një mendim për përjashtimet e bëra në PD nga vetë kryetari

Rushaj: Z.Noka ka qenë zv/kryetar i Komisionit të Sigurisë, anëtar i komisionit, i grupit parlamentar dhe drejtues politik i një zone në Tiranë. Pavarësisht se çdo lloj posti është politik, por të qenit kryetar apo nën kryetar janë pozicione që kryetari punon në kuvend. Është larguar nga pozicioni i zv/kryetarit jo se ka shprehur mendime të kundërta me z.Basha por sepse në mënyrë të përsëritur, ka deformuar ato çfarë Basha ka thënë në mbledhje, dhe këtë  e ka bërë me një qëllim që s’kanë të bëjnë me divergjencën e mendimeve të njëri apo tjetrit. Ai as nuk është larguar as përjashtuar.

Noka u shkarkua nga posti i nënkryetarit të Komisionit për Sigurinë pasi akuzohet se ka shpifur ndaj kryetarit të PD, dhe ka shpikur qëndrime të pathëna, referuar deklaratave të Nokës se Basha e ka quajtur anëtarësinë e PD, “llum”.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike alfred rushaj flamur noka shkarkimi i flamur nokes alfred rushaj flamur noka shkarkimi i flamur nokes

Sondazh

Poll