Aktualitet

Kërkoi 12 mijë euro për ekstradimin e një të dënuari, lihet në burg avokati Shehu

25 Tetor 2021, 09:38 Nga DOSJA
Kërkoi 12 mijë euro për ekstradimin e një të

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka publikuar vendimin e saj në lidhje me masën e sigurisë ndaj avokatit Lavdosh Shehu duke e lënë në ‘arrest me burg’.

Ai akuzohet për “ushtrim ndikimi të paligjshëm” ndaj personave që ushtrojne funksione publike.

Avokati Lavdosh Shehu u arrestua 3 ditë më parë pasi dyshohet se ka kërkuar një shumë prej 12 000 eurosh nga familjarët e Fatos Hysenit për të ndikuar te funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë me qëllim ekstradimin e tij.

Shehu, ka arritur të marrë nga familjarët e të dënuarit F. H. një shumë prej 5.000 (pesë mijë) eurosh, pikërisht për realizimin e këtij ekstradimi, që dënimi të kryhej në shtetin shqiptar.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet lavdosh shehu fatos hyseni gjykata e posacme arrestohet lavdosh shehu fatos hyseni gjykata e posacme

Sondazh

Poll