Aktualitet

Aksident te ‘Shkalla e Zezë’/ Mjeti del nga rruga, dy persona mbeten të plagosur

24 Tetor 2021, 07:39 Nga DOSJA
Aksident te ‘Shkalla e Zezë’/ Mjeti del nga rruga, dy persona

GJIROKASTËR– Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër, ku për pasojë dy persona janë plagosur. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”. Personi me inicialet R.K., ishte duke drejtuar automjetin tip Peugeot, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar disa metra poshtë rrugës.

Ai ka marrë dëmtime si dhe pasagjeri, personi me inicialet S. C., 44 vjeç, banues në Tepelenë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërkohë që ka arrestuar drejtuesin e mjetit.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident aksident në gjirokastër gjirokaster aksident aksident në gjirokastër gjirokaster

Sondazh

Poll