Aktualitet

Atentati ndaj Backës/ 57-vjeçari i vrarë ishte në konflikt me subjektin e OFL-së

24 Tetor 2021, 06:43 Nga DOSJA
Atentati ndaj Backës/ 57-vjeçari i vrarë ishte në konflikt

TIRANË– Të tjera detaje janë mësuar nga atentati i bërë ndaj Demir Backës në Fier. Mësohet se disa muaj me parë ai ka prishur marrëdhëniet dhe ka pasur një konflikt me një person me influencë në Fier, i cili ishte subjekt i OFL.

Nga kamerat e sigurisë ka rezultuar se në atentat kanë marrë pjesë 2 persona.

Policia gjeti të djegur në periferi të qytetit një automjet tip “Mercedes” brenda të cilit edhe dy armë, një kallashnikov dhe një pistoletë si dhe 16 gezhoja. Viktima është vëllai i Medi Backës, një prej viktimave të masakrës së Levanit në vitin 1997. Backa njihej në Fier si biznesmen dhe pronar i një lokali. Policia po heton mbi të shkuarën e biznesmenit Backa, ndërsa dyshimet e para flasin për një vrasje të lidhur me hakmarrjen.

Ngjarja që tronditi qytetin e Fierit ndodhi rreth orës 20:40 mbrëmjen e djeshme në vendin e njohur si rrotullimi i një qendre tregtare në Fier, kur 57-vjeçari Demir Backa sapo po hipte në automjetin e tij tip Audi. Gëzhojat e kallashnikovit u shpërndanë kudo ndërsa Backa menjëherë u transportua për në spitalin e Fierit, por nuk mundi dot të mbijetonte.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet vritet demir backa vritet demir backa

Sondazh

Poll