Aktualitet

Momenti kur familjarët e Backës përplasen me policinë: Mos u afroni, do t’ju vras..

24 Tetor 2021, 06:53 Nga DOSJA
Momenti kur familjarët e Backës përplasen me policinë: Mos u

FIER– Familjarët e Demir Backës, i cili mbeti i vdekur pas atentatit në Fier mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes. ‘Faxnews’ ka bërë publike videon në të cilën dëgjohen familjarët që përplasen me policinë.

Të afërmit e viktimës dëgjohen teksa iu drejtohen policëve me fjalët: ‘Mos u afroni se do t’ju vras’, ‘S’kemi nevojë për shtet’.

Irritimi i tyre erdhi për faktin se policia ka qenë pranë vendit ku ndodhi ngjarja dhe nuk kanë bërë asgjë për kapjen e autorëve.

Në video dëgjohet zëri i një burri që iu drejtohet policëve me fjalët: “Ishe aty more dhe e vranë”, “Ishe aty, si nuk keni turp”, “Vranë një biznesmen”. Zhdukuni se iu shqeva, zhdukuni se do ju vrasim, ikni se u q***, nuk kemi nevojë për shtetin ne. Ikni bq… erdhi polic te dera jonë do ju vrasim, kush polic vjen në derë të shtëpisë do ju vrasim. 

Ngjarja që tronditi qytetin e Fierit ndodhi rreth orës 20:40 mbrëmjen e djeshme në vendin e njohur si rrotullimi i një qendre tregtare në Fier, kur 57-vjeçari Demir Backa sapo po hipte në automjetin e tij tip Audi. Gëzhojat e kallashnikovit u shpërndanë kudo ndërsa Backa menjëherë u transportua për në spitalin e Fierit, por nuk mundi dot të mbijetonte.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet vritet demir backa vritet demir backa

Sondazh

Poll