Politike

Replika/ Hajdari: Pse e zgjodhët Metën president? Rama: S’pendohem as sot!

13 Qershor 2019, 08:49 Nga DOSJA
Replika/ Hajdari: Pse e zgjodhët Metën president? Rama:

TIRANE Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka thënë në Kuvend se është faji i mazhorancës që presidenti Ilir Meta zgjodhi të nxirrte një dekret të dytë. Për këtë,

Hajdari tha se socialistët duhet të ishin kujtuar më herët, në kohën kur e zgjodhën Ilir Metën në krye të shtetit. Përgjigjien për këtë ia dha kryeministri Edi Rama, i cili tha se nuk është penduar që e zgjodhi Ilir Metën president.

Pjesë nga fjala e Rudina Hajdarit:

Veprimet e Presidentit gjykohen vetëm nga Kushtetuesja. Më falni pse e zgjodhët Metën president? Donit të zgjatnit pushtetin e tij, donit të forconit pushtetin e LSI.

Me çfarë kredencialesh e zgjodhët ju zotin president. A nuk ishte ai në konflikt interesi kur zgjodhi gruan kryetare partie. Pse nuk e ngritët këtë shqetësim.

Ju u bëtë palë me LSI-në, me opozitën, ju bëtë marrëveshje me njëri-tjetrin që të zgjasni pushtetin tuaj. Unë kam vetëm rol konstatues, nuk bëj dot vendime dhe veprime për presidentin, atë e bën gjykata kushtetuese. Nëse presidenti ka gabuar e gjykon gjykata.

Rezoluta nuk ka vlerë juridike. Pse mendon presidenti se me këtë veprim e zgjidh krizën. Nuk mund të më thotë presidenti që unë  e bëj këtë gjë, se unë jam më patriot se ti.

Të kuptojmë thelbin, nga ana juridike, presidentit i kanë shkuar njerëz në zyrë i thonë që kriminaliteti në Shqipëri.

Presidenti ngrihet e mendon unë do rikthej dënimin me vdekje. Ku jemi këtu? Në sistemin romak? ËËËË? Se prisnit ju? Vetë e çuat në këtë derexhe. Ej na lodhët. Zgjedhjet do bëhen muajin tjetër. E di pse do ndodhë kjo? Por a ia vlejti barra qiranë?

Ditën e sotme, 5 orë debat në Kuvendin e Shqipërisë për dekretin e anulimit të zgjedhjeve nga Meta. Socialistët janë shfaqur të tërhequr nga kërkesa e tyre për shkarkim.

Njëzëri ata deklaruan se presidenti ka shkelur Kushtetutën, por duhet të reflektojë. Rama i kujtoi mëkatet Metës dhe i kërkoi të reflektojë. Opozita e re, në mbështetje të qeverisë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta në fshatin sos ps shkarkon metën rudina hajdari seanca plenare 13 qershor 2019 ilir meta në fshatin sos ps shkarkon metën rudina hajdari seanca plenare 13 qershor 2019

Sondazh

Poll

Politike 13 Qershor 2019, 08:35

Tiranë- Në seancën e sotme të Kuvendit është duke i diskutuar rezoluta për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.  Deputeti Lefter Maliqi ka replikuar në mënyrë të...