Politike

Neritan Ceka si Notradamusi, jep parashikimin ‘ogurzi’: Më 1 korrik do shkoni me vizë në Kamëz

13 Qershor 2019, 08:22 Nga DOSJA
Neritan Ceka si Notradamusi, jep parashikimin ‘ogurzi’: Më 1

TIRANË– Politikani Neritan Ceka vazhdon me deklaratat e tij në lidhje me krizën politike në Shqipëri.

I ftuar në “Kafein”, Ceka u kthye në rolin e parashikuesit të njohur Notradamus dhe u shpreh se ka një parashikim ogurzi për Shqipërinë.

Politikani u shpreh se më 1 korrik do të kalohet me viza për në Kamëz.

Në 1 korrik kam frikë që do të shkonin me vizë në Kamëz. Më dëgjoni mua. Këta që nuk duan zgjedhje janë shumë dhe nuk mposhten me polici.

Qeveria që dëshiron të bëjë zgjedhjet e ka mendjen te dhuna. Por dhunës i përgjigjesh me dhunë. Ne kemi një popull që është i armatosur dhe kam frikë se kjo gjë do ta ndajë Shqipërinë. Ky është parashikimi im ogurzi. Besoj se dhe presidenti këtë ka pasur parasysh kur anuloi zgjedhjet.

Besoj se do të kemi një rënie të shtetit,”- u shpreh Ceka.

Neritan Ceka u bë hit nëpër portale pasi para disa ditësh lëshoi një deklaratë me mallkime për të gjithë ata që do të votojnë më 30 qershor.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kriza politike neritan ceka kriza politike neritan ceka

Sondazh

Poll