Politike

“Mos dëgjo mamicat me gjunjët gjak”, Fejzullai revoltohet me Ramën pasi e injoroi Clinton: Edhe Bocelli i heq syzet para

13 Qershor 2019, 08:00 Nga DOSJA
“Mos dëgjo mamicat me gjunjët gjak”, Fejzullai revoltohet

TIRANË-Ish-kryebashkiaku i natës është shprehur i revoltuar me kryeministrin Edi Rama, për faktin se u shfaq me syze gjatë pritjes së ish-presidentit amerikan Bill Clinton.

Në një status në rrjetet sociale, Briken Fejzullai shkruan se asnjë shqiptar nuk e ka taksirat të identifikohet me perversitetin e kryeministrit, pasi edhe Andrea Bocelli i heq syzet kur në shenjë respekti kur takon Presidentin amerikan.

Teksa përmend me ironi epitetin me të cilin kryeministri quajti ministren Elisa Spiropali, fjalën ‘mamicë’, Fejzullai thekson se Rama duhet të dëgjojë këshilltarë të vërtetë.

“Po të shkoje në Kosovë si Vini i Kiços, unë nuk do të kisha asnjë problem nëse do të ishe me syze, apo pa brekë… por duke qenë se shkove si Kryeministri i Shqipërisë, më thuaj pak çfarë taksirati kam unë si shqiptar; të identifikohem me perversitetin, arrogancën, injorancën dhe fodullëkun tënd prej dhie të zgjebosur me bishtin përpjetë?!

Por mbi të gjitha: po mos të dëgjoje vetëm “Dopio pitet” apo Mamicat me gjunjët gjak që mban pranë, por t’u vije veshin këshilltarëve prej vërteti; do e dije që edhe Andrea Bocelli, i heq syzet në shenjë respekti kur takon Presidentin amerikan, o KARizmatiku i Surrelistanit!”- shkruan ish-kryebashkiaku i natës në statusin e tij.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në rastin e 20-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, ku prezent ishte edhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton. Syzet alla alla Stivie Wonder, bënë që Clinton të mos e vinte re Ramën dhe të kalonte pa i dhënë dorën.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 20-vjetori i clirimit te kosoves bill clinton briken fejzullai clinton injoron ramën edi rama rama ne kosove 20-vjetori i clirimit te kosoves bill clinton briken fejzullai clinton injoron ramën edi rama rama ne kosove

Sondazh

Poll