Politike

Rama i tregoi forcën e numrave, Presidenca në konferencë: Respektoni ligjin, dekreti ka hyrë në fuqi. Kryebashkiakët të r

13 Qershor 2019, 07:35 Nga DOSJA
Rama i tregoi forcën e numrave, Presidenca në konferencë:

TIRANË- Një orë pasi Kuvendi miratoi me 100 vota pro, rezolutën kundër dekretit të Ilir Metës për shtyrjen e zgjedhjeve, në presidencë, dy këshilltarët e kreut të shtetit dolën në një deklaratë për mediat.

Bledar Dervishaj dhe Tedi Blushi, thanë për gazetarët se që prej momentit kur presidenti anuloi zgjedhjet, një lumë fyerjesh dhe akuzash pasuan në adresë të tij.

Dervishaj tha se akti i kreut të Shtetit është tërësisht kushtetues dhe ka fuqi prapavepruese. Sipas tij, do të jetë përgjegjësi e institucioneve që nuk do të respektojnë një vendim që ka hyrë në fuqi.

Më tej, Dervishaj tha se deri në zhvillimin e zgjedhjeve të reja lokale, krerët e bashkive do të qëndronin në krye të detyrës.

Gazetarët e pranishëm në këtë konferencë i pyetën këshilltarët e presidentit lidhur me datën e zgjedhjeve lokale, apo edhe një vendim të mundshëm për shpërndarjen e parlamentit. Përgjigjia që u mor nga këshilltarët ishte “Kompetencat e presidentit dihen”.

(F.g & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike debati për shhkarkimin e metës ilir meta ilir meta ne konference meta me gazetarët ps shkarkon metën debati për shhkarkimin e metës ilir meta ilir meta ne konference meta me gazetarët ps shkarkon metën

Sondazh

Poll