Politike

Balla rrëfen të pathënat e takimeve me Metën: Doja 9 qershorin për zgjedhjet, Presidenti 30-ën

13 Qershor 2019, 08:31 Nga DOSJA
Balla rrëfen të pathënat e takimeve me Metën: Doja 9

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend në lidhje me debatin për shkarkimin e Metës, tha se dekreti për anulimin e zgjedhjeve është antikushtetues dhe i pavlefshëm.

Gjatë fjalës së tij Balla ka treguar dhe bisedën që ka pasur me Metën kur kanë vendosur datën 30 qershor për datën e zgjedhjeve.

Caktimi i datës së zgjedhjeve është detyrim i ti dhe jo e drejtë. Periudha zgjedhore është e përcaktuar me ligj. Brenda periudhës zgjedhore presidenti mund të zgjedhë dy data ndërmjet saj. Procedura kushtetuese parasheh konsultën me kryetarët e grupeve parlamentare. nëse ato nuk shfaqin konsesus respektohet vendimi i presidentit i cili ka detyrën të gjejë gjuhën mes palëve. Unë kam propozuar datën 9 ndërsa presidenti këmbënguli se ka vetëm dy data atë 23 dhe 30 qershor. presidenti më bindi që duhet të zgjidhej mes tyre. Data e zgjedhjeve nuk lidhet me interesat politike por me atë të zgjedhësve shqiptarë. Sqarimi i kompetencës ka rëndësi për të kuptuar sa i kufizuar është presidenti në këtë aspekt. Ai ka kompetencën për dekretimin e zgjedhjeve e cila është një akt me efekt të menjëhershëm. Dekretimi është hapi i parë dhe i fundit i presidentit lidhur me zgjedhjet”, shtoi kreu i Grupit të PS.

Balla tha se Presidenti Ilir Meta ka cënuar të drejtën për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur.

Ditën e sotme, 5 orë debat në Kuvendin e Shqipërisë për dekretin e anulimit të zgjedhjeve nga Meta. Socialistët janë shfaqur të tërhequr nga kërkesa e tyre për shkarkim. Njëzëri ata deklaruan se presidenti ka shkelur Kushtetutën, por duhet të reflektojë. Rama i kujtoi mëkatet Metës dhe i kërkoi të reflektojë. Opozita e re, në mbështetje të qeverisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike debati për shkarkimin e metës ps shkarkon metën seanca plenare 13 qershor 2019 taulant balla debati për shkarkimin e metës ps shkarkon metën seanca plenare 13 qershor 2019 taulant balla

Sondazh

Poll