Politike

Sot seanca për Metën/ Kuvendi rrethohet me tela me gjemba, 250 efektivë në terren

13 Qershor 2019, 07:37 Nga DOSJA
Sot seanca për Metën/ Kuvendi rrethohet me tela me gjemba, 250

Tiranë- Pak minuta më vonë pritet të nisë seanca në Kuvend për rezolutën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.  Mësohet se nga ana e policisë janë marrë masa të rrepta sigurie.

Mësohet se kuvendi është rrethuar me tela me gjemba dhe gardhe hekuri dhe në të janë të pranishëm 250 forca policie.

Seanca që do të nisë në orën 10:00 ka në rendin e ditës, një debat prej 5 orësh mes maxhorancës dhe opozitës për dekretin që shfuqizoi datën 30 qershor për zgjedhjet lokale.

“Ndërhyrjen e Presidentit të Republikës në këtë fazë të procesit zgjedhor si një mjet që ka cenuar rëndë barazinë e konkurrimit politik duke shkelur kështu paanësinë politike që Kushtetuta i ka veshur Presidentit të Republikës; Mundësinë e aktivizimit të mekanizmave të kontrollit dhe hetimit parlamentar parashikuar nga neni 90, paragrafi 2 i Kushtetutës”. Kjo pikë e fundit e rezolutës që pritet të votohet në Kuvend është edhe neni me të cilin mund të iniciohet edhe shkarkimi i Presidentit, pa e shprehur këtë si një veprim që do të ndërmerret, por si një mundësi shqyrtimi”, thuhet në dokumentin e dorëzuar në Kuvend.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike debati për shkarkimin e metës seanca plenare 13 qershor 2019 debati për shkarkimin e metës seanca plenare 13 qershor 2019

Sondazh

Poll