Politike

“U qorrofshi”, Neritan Ceka godet sërish: I qëndroj deri në fund mallkimit, jam dikushi prandaj tremben shqiptarët

13 Qershor 2019, 07:30 Nga DOSJA
“U qorrofshi”, Neritan Ceka godet sërish: I qëndroj deri

TIRANË- Politikani Neritan Ceka ka shjeguar mallkimet që bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “360 gradë”. I ftuar në “Kafe in”, Ceka argumentoi se përse mallkoi shqiptarët që do të shkojnë të votojnë më 30 qershor.

Fakti që e kanë marrë me frikë mallkimin tim tregon që jam dikushi. Ka pasur një keqkuptim. Nuk kam mallkuar ata që do të viotojnë më 30 qershor, pasi në këtë datë s’do ketë zgjedhje. Fakti që Presidenti i ka anuluar tregon diçka, pasi Kreu i Shtetit është më i madh se kryeministri.

Njerëzit ta marrin si këshillë jo si mallkim. Kam mallkuar ata që kanë shitur votat. I mallkoj gjithë kohën dhe i qëndroj mallkimit tim deri në fund, pavarësisht se e di që nuk i zë. 90% e shqiptarëve e përdorin votën në mënyrë të ndërgjegjshme, por kam mallkuar atë 10% që e blen dhe e shet votën,”- u shpreh Ceka ndër të tjera.

Prej disa ditësh deklarata e Neritan Cekës ka bërë xhiron e të gjitha portaleve teksa mallkoi të gjithë njerëzit që do të zhkojnë të votojnë.

“Zotërinj, shqiptarë, në 30 qershor ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime. Jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti! E kam të drejtë se unë më shokët e mi e kam dhënë këtë votë që duan ta shperdorin, i zëntë bukën e kalamajve! Në dhjetor edhe unë kam pas kalamaj, ai që shkel mbi votën iu qërrofshin sytë, nuk di çfarë mallkimi tjetër të them,”- tha politikani.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ceka sqaron mallkimin mallkimet e neritan cekes neitan ceka ceka sqaron mallkimin mallkimet e neritan cekes neitan ceka

Sondazh

Poll