Art&Argëtim

Ylli i “Squid Games”! Kush është Jung Ho-geon, fenomeni i Koresë së Jugut (FOTO)

22 Tetor 2021, 20:20 Nga DOSJA
Ylli i “Squid Games”! Kush është Jung Ho-geon, fenomeni i

SEUL– Delikate si një kukull e brishtë, ekzotike si një pikturë, misterioze mjaftueshëm sa për të mos i hequr sytë nga ajo. Jung Ho-geon është protagonistja e serialit “Squid Games” që i mbërtheu të gjithë para ekranit, por ajo është e njohur prej kohësh. Në serial, Jung është lojtari tragjik me numrin 067.

Një grua e re nga Koreja e Veriut që humbi babanë, gjyshin dhe gjyshen pak para se të detyrohej të arratisej në Korenë e Jugut me vëllain e saj të vogël, të cilin e ka lënë në jetimore. 27-vjeçarja me prezantimin e brishtë, por gati për çdo gjë, mund të ketë bërë debutimin e saj triumfues si aktore më 17 shtator në Netflix, por në sallonet ndërkombëtare të modës nuk ka nevojë për rekomandime për të marrë një punë.

E lindur në Seul në vitin 1994 dhe modele që në moshën 16-vjeçare, ajo tashmë konsiderohet supermodelja e parë në Azi. Që në fillim, pa as një menaxher në krah, ajo arriti të marrë pjesë në Javën e Modës në Seul. Në vitin 2013 doli fituesja në sezonin e katërt të “Next Top Model” versionin Korean. Në vitin 2016 ajo sfiloi për Louis Vuitton me flokët e lyer me ngjyrë të kuqe zjarri, një ngjyrë me të cilën u identifikua në vitet e para.

Deri më sot Chanel, Hermès, Miu Miu, Dolce & Gabbana, Jean Paul Gaultier, Jacquemus, Burberry, Marc Jacobs, Fendi, Max Mara, Missoni, Bottega Veneta, Emilio Pucci, Roberto Cavalli, Diesel Black Gold, Versus (Versace), Schiaparelli , Dsquared2, Sephora janë vetëm disa nga shtëpitë dhe markat, të cilat ajo ka përfaqësuar.

Në fillim të vitit 2020, pasi mbaroi studimet e aktrimit dhe sapo iu bashkua agjencisë Saram Entertainment, provoi fatin e saj si aktore në kastin për “The Squid Game”. Sa i përket jetës së saj personale, ajo është në një lidhje me aktorin 36-vjeçar nga Koreja e Jugut Lee Dong-Hwi që nga viti 2016.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz zhang ho-geon zhang ho-geon

Sondazh

Poll