Art&Argëtim

‘E talentuar dhe dinamike’, kinematografja që u vra nga Baldwin në sheshxhirim

22 Tetor 2021, 08:43 Nga DOSJA
‘E talentuar dhe dinamike’, kinematografja që u vra nga Baldwin

SHBA– Një frymë e pavarur dhe pa rregulla, një grua dinamike që po jetonte ëndrrën e saj e cila fatkeqësisht u pre në mes nga një aksident në xhirimet e një filmi.

Kështu e përshkruajnë Halina Hutchins, drejtoreshën e fotografisë të ekzekutuar aksidentalisht nga aktori hollivudian, Alec Baldwin gjatë xhirimeve të filmit ‘Rust’ në Meksikë. Ajo ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në moshën 42-vjeçare pas plagosjes së saj fatale.

Halina Hutchins lindi në Ukrainë në vitin 1979 dhe u rrit në një bazë ushtarake sovjetike në Rrethin Arktik. Veçanërisht e aftë në fushën e saj, si kineaste, ajo arriti të spikasë në mjedisin konkurrues të Hollivudit.

Për ata që e njihnin mirë, Halina ishte një person i ëmbël, pa të meta në punë dhe një bashkëpunëtore e shkëlqyer. Për këtë arsye, ajo ishte shumë e njohur në botën e artit. Ajo ishte e bazuar si drejtore fotografie në Los Angeles.

Halina ishte e diplomuar në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin Kombëtar të Kievit. Në karrierën e saj të hershme, ajo punoi si gazetare investigative për prodhimet dokumentare britanike në Evropën Lindore.

E frymëzuar nga kineastët si Christopher Doyle dhe Sergei Urushevsky, ajo vendosi të përqendrohej në krijimin e filmave dhe u zhvendos në Los Angeles. Në të njëjtën kohë, ajo filloi punën si asistente produksioni dhe xhirimet e filmave të shkurtër.

Ajo u diplomua në Qendrën e Institutit Amerikan të Filmit në vitin 2015. Disertacioni i saj u shfaq në “Camerimage”, festivali europian kushtuar kinemasë. Në vitin 2019 ai ishte një nga yjet në rritje të revistës amerikane “American Cinematographer”.

Filmat “Archenemy”, “Blindfire” dhe “The Mad Hatter” kishin firmën e saj, sipas revistës “Hollywood”.

“Jam shumë i trishtuar që humba Halinën. Dhe aq i indinjuar sa kjo mund të ndodhte në një xhirim. Ajo ishte një talent i shkëlqyer që ishte plotësisht e përkushtuar ndaj artit dhe kinemasë ,”- shkroi në Twitter drejtori i Archenemy Adam, Egypt Mortimer.

LAJMI KRYESOR: TRAGJEDI gjatë filmit! Alec Baldwin vret gabimisht fotografen, plagos regjizorin

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz alec baldwin egypt mortimer halina hutchins alec baldwin egypt mortimer halina hutchins

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Tetor 2021, 07:06

Adele u përgjigjet 73 pyetjeve të ‘Vogue’!

SHBA– Adele iu është përgjigjur 73 pyetjeve të Vogue! Këngëtarja me famë botërore ka zbuluar më shumë nga jeta e saj personale, profesionale e jo vetëm.Ad...