Art&Argëtim

Aksidentohet aktori Lulzim Zeqja, anulohet shfaqja teatrale që do të performonte

22 Tetor 2021, 13:40 Nga DOSJA
Aksidentohet aktori Lulzim Zeqja, anulohet shfaqja teatrale që do të

TIRANË– Aktori i Teatrit Kombëtar, Lulzim Zeqja ka pësuar ditën e sotme një aksident automobilistik. Zeqja është protagonist i shfaqjes “Edmond”, e cila u anulua pasi aktori nuk është në gjendje të performojë. Shfaqja anulohet për datat 23-24-28-29-30-31 tetor 2021. Zeqja është jashtë rrezikut për jetën dhe raportohet në gjendje të mirë shëndetësore.

NJOFTIMI I TEATRIT KOMBËTAR

“Të dashur miq të teatrit, Për shkak të një aksident automobilistik, i cili ka përfshirë aktorin e Teatrit Kombëtar z.Lulzim Zeqja njëkohësisht dhe protagonistin e shfaqjes “Edmond”, ju njoftojmë se shfaqjet e ditës së sotme dhe datave 23-24-28-29-30-31 tetor 2021, janë anulluar. Fatmirësisht, z. Zeqja është në gjendje të mirë shëndetësore, por e ka të pamundur të performojë në shfaqjen “Edmond” në vazhdim. Duke ju kërkuar ndjesë e duke ju falenderuar për mirëkuptimin, teatri kombëtar do t’ju njoftojë në vazhdim se si do të proçedohet me rimbursimin e biletave.”

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz aksidentohet aktori lulzim zeqja teatri kombetar aksidentohet aktori lulzim zeqja teatri kombetar

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Tetor 2021, 07:06

Adele u përgjigjet 73 pyetjeve të ‘Vogue’!

SHBA– Adele iu është përgjigjur 73 pyetjeve të Vogue! Këngëtarja me famë botërore ka zbuluar më shumë nga jeta e saj personale, profesionale e jo vetëm.Ad...