Art&Argëtim

Postoi këngën e Dua Lipës, ish-tenistja Ana Ivanoviç sulmohet virtualisht nga serbët

22 Tetor 2021, 14:52 Nga DOSJA
Postoi këngën e Dua Lipës, ish-tenistja Ana Ivanoviç

SERBI– Ish-tenistja Ana Ivanoviç, është sulmuar virtualisht nga qyetatët serbë pasi postoi një video të sajën shoqëruar me një këngë të këngëtares shqiptare Dua Lipa. Ajo mori komente të shumta negative prej tyre për zgjedhjen e saj, por ende nuk ka reaguar për këtë situatë. Ivanoviç po promovonte stilin e saj në videon e postuar në Instagram, por të gjithë u fokusuan tek kënga që luhej në sfond.

“Pse Dua Lipa? Një person që urren serbët dhe propagandon Shqipërinë e Madhe..” “Për hir të zotit Ana, pse e prishni bukurinë tuaj me këngët e Dua Lipës?” “A nuk të dhemb shpirti që ajo luajti e zhveshur në kishën ortodokse në Kosovë?”, ishin disa nga komentet e tyre.

 

 

 

A post shared by Ana Ivanović (@anaivanovic)

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, ka shprehur në çdo rast dashurinë e saj për Shqipërinë dhe Kosovën. Ajo ka postuar më parë edhe hartën e Shqipërisë së Madhe, gjë kjo që irritoi serbët. Jo më larg se dy ditë më parë, Dua ftoi ndjekësit e saj të merrnin pjesë në marshimin që do të mbahet para konsullatës serbe në New York, për të dhunuarit gjatë luftës së Kosovës.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz ana ivanovic dua lipa irritohen serbet ana ivanovic dua lipa irritohen serbet

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Tetor 2021, 07:06

Adele u përgjigjet 73 pyetjeve të ‘Vogue’!

SHBA– Adele iu është përgjigjur 73 pyetjeve të Vogue! Këngëtarja me famë botërore ka zbuluar më shumë nga jeta e saj personale, profesionale e jo vetëm.Ad...