Art&Argëtim

Vrau gabimisht kinematografen, flet për herë të parë pas ngjarjes aktori Baldwin

22 Tetor 2021, 15:52 Nga DOSJA
Vrau gabimisht kinematografen, flet për herë të parë pas

SHBA– Aktori Alec Baldwin, ka thyer heshtjen pas ngjarjes tragjike të ndodhur ditën e sotme, ku i mori jetën aksidentalilsht kinematografes Halyna Hutchins, gjatë xhirimeve të filmit “Rust”. 63-vjeçari dha një deklaratë ku u shpreh se nuk kishte fjalë ta përshkruante tronditjen që kishte pësuar dhe trishtimin e tij. Aktori gjthashtu konfirmoi se po bashkëpunonte për çdo gjë me policinë në lidhje me hetimet.

“Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe trishtimin tim” tha Baldwin.

Ylli i “The Departed”, i cili është baba i shtatë fëmijëve, dërgoi ngushëllimet e tij për familjen dhe miqtë e Hutchins. Ai u mor në pyetje më herët nga policia, por u la i lirë dhe ende nuk është marrë asnjë masë ndaj tij. Hetimet janë në vazhdim, sipas rapotimeve nga autoritetet e New Mexico-s.

“I gjithë kasti dhe ekipi janë shkatërruar absolutisht nga tragjedia e sotme dhe ne i dërgojmë ngushëllimet tona më të thella familjes dhe të dashurve të Halynës. Ne kemi ndërprerë prodhimin e filmit për një periudhë të papërcaktuar kohore dhe po bashkëpunojmë plotësisht me hetimin e Departamentit të Policisë Santa Fe,” tha një zëdhënës i Rust Movie Productions.

Aktori i famshëm, Alec Baldwin vrau me armë zjarri drejtoren e fotografisë, Halyna Hutchins dhe ka lënë të plagosur regjizorin, Joel Souza. Ngjarja ndodhi gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, në të cilin Baldwin duhej të përdorte një armë, që supozohej të ishte ‘lodër’ për rolin e tij. Ende nuk është zbuluar arsyeja pse kjo armë u shndërrua në vdekjeprurëse.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz alec baldwin halyna hutchins alec baldwin halyna hutchins

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Tetor 2021, 07:06

Adele u përgjigjet 73 pyetjeve të ‘Vogue’!

SHBA– Adele iu është përgjigjur 73 pyetjeve të Vogue! Këngëtarja me famë botërore ka zbuluar më shumë nga jeta e saj personale, profesionale e jo vetëm.Ad...