Art&Argëtim

Ironia/ Vrau aksidentalisht në sheshxhirim, çfarë shkruante Baldwin në Twitter

22 Tetor 2021, 10:15 Nga DOSJA
Ironia/ Vrau aksidentalisht në sheshxhirim, çfarë shkruante

SHBA- Aktori hollivudian Alec Baldwin shkaktoi një tragjedi të vërtetë pasi në xhirimet e filmit ‘Rust’ vrau aksidentalisht kinematografen dhe plagosi regjisorin.

Baldwinit mbase kurrë nuk do t’ja merrte mendja se ky aksident fatal mund ti ndodhte atij pikërisht pasi 4 vite më parë ai reagoi me ironi pas vrasjes së një të riu afro-amerikan nga një oficer policie.

Në një status në Twitter ai shkruante ‘Pyes veten si mund të ndihesh kur vret aksidentalisht dikë‘, duke ju referuar pikërisht vrasjes së të riut e cila u konsiderua aksidentale nga policia.

Mesa duket ironia e fatit donte që aktori i mirënjohur ta provonte ‘nën lëkurë’ se çdo të thotë të vrasësh aksidentalisht dikë.

I wonder how it must feel to wrongfully kill someone…https://t.co/WE6QsAAXGI

— AlecBaldwin (@AlecBaldwln____) September 23, 2017

Në pamjet e para të publikuara nga mediat e huaja, Baldwin dukej i shkatërruar pasi doli nga komisariati ku dha dhe dëshminë e tij. Ai u pa duke qarë teksa fliste në telefon me dikë.

Aktori hollywood-ian dhe producenti i famshëm botëror, Alex Baldwin vrau me armë zjarri drejtoren e fotografisë, Halyna Hutchins dhe ka lënë të plagosur regjizorin, Joel Souza. Gjatë xhirimeve të filmit ‘Rust’ i cili po zhvillohej në New Mexico, Baldwin ka qëlluar me armë ndaj dy personave gabimisht, duke menduar se arma ishte lodër. Ende nuk është marrë asnjë masë ndaj aktorit, i cili është parë i përlotur jashtë komisariatit.

LAJMI KRYESOR: TRAGJEDI gjatë filmit! Alec Baldwin vret gabimisht fotografen, plagos regjizorin

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz alec baldwin halyna hutchins joel souza alec baldwin halyna hutchins joel souza

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Tetor 2021, 07:06

Adele u përgjigjet 73 pyetjeve të ‘Vogue’!

SHBA– Adele iu është përgjigjur 73 pyetjeve të Vogue! Këngëtarja me famë botërore ka zbuluar më shumë nga jeta e saj personale, profesionale e jo vetëm.Ad...