Art&Argëtim

Video/ U vra gabimisht nga Baldwin, çfarë postoi dy ditë më parë Halyna Hutchins

22 Tetor 2021, 14:25 Nga DOSJA
Video/ U vra gabimisht nga Baldwin, çfarë postoi dy ditë

SHBA– Aktori i famshëm Alec Baldwin, u përfshi në një ngjarje tragjike në xhirimet e filmit “Rust” ku qëlloi aksidentalisht për vdekje fotografen dhe plagosi regjisorin. Baldwin, i cili nuk është vetëm ylli i filmit, por edhe bashkëprodhuesi i tij, u mor në pyetje nga policia përpara se të lirohej. Ai nuk është akuzuar për incidentin dhe hetuesit po shqyrtojnë se si arma ‘lodër’ u bë një armë vdekjeprurëse.

Autoritetet thanë se kineastja Halyna Hutchins, e cila ishte 42 vjeçe, vdiq pasi u transportua në spitalin e New Mexico në gjendje kritike. Hutchins kishte shprehur cfarë i pëlqente më shumë teksa punonte në një film ‘Western’, në postimin e saj të fundit në Instagram dy ditë më parë, ku shfaqeshin pamjet e saj duke hipur mbi një kalë nëpër shkretëtirë.

“Një nga përfitimet e të xhiruarit një film ‘western’ është se mund të hipësh në kuaj gjatë ditës së pushimit” shkruantë ajo krahas videos.

 

 

 

A post shared by Halyna Hutchins (@halynahutchins)

Halyna Hutchins ishte drejtoresha e fotografisë për “Rust”, xhirimet e të cilit po mbaheshin në New Mexico. Ajo kishte postuar gjithashtu foto të skenave dhe aktorëve të filmit.

 

 

A post shared by Halyna Hutchins (@halynahutchins)

Regjisori i filmit, Joel Souza, 48 vjeç, gjithashtu u plagos, por raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

LAJMI KRYESOR: TRAGJEDI gjatë filmit! Alec Baldwin vret gabimisht fotografen, plagos regjizorin

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz alec baldwin halyna hutchins tragjedi ne filmin rust alec baldwin halyna hutchins tragjedi ne filmin rust

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Tetor 2021, 07:06

Adele u përgjigjet 73 pyetjeve të ‘Vogue’!

SHBA– Adele iu është përgjigjur 73 pyetjeve të Vogue! Këngëtarja me famë botërore ka zbuluar më shumë nga jeta e saj personale, profesionale e jo vetëm.Ad...