Politike

Rama i tregon forcën Metës, siguron 100 vota për dekretin: I kemi falur skandalet, sot ka frikë nga drejtësia

13 Qershor 2019, 06:58 Nga DOSJA
Rama i tregon forcën Metës, siguron 100 vota për dekretin: I kemi

TIRANË- “Nuk pendohem, do bëja të njëjtën gjë”, ky ka qenë mesazhi që kryeministri Edi Rama dha sot nga foltorja e Kuvendit në seancën maratonë ku diskutua dekreti i presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve.

Që prej orës 10:00, Kuvendi nisi diskutimin për Metën, ku njëzëri, deputetët e mazhorancës dhe ata të opozitës u shfaqën të një mendimi se presidenti kishte gabuar.

Mazhoranca socialiste siguroi 100 vota pro për rezolutën, duke i treguar Ilir Metës se e tejkalon numrin magjik 94 për ta shkarkuar në Kuvend.

Me përjashtimin e deputetit Lefter Maliqi, zërat e tjerë në Kuvend thanë se akti është antikushtetues, nul, dhe i pabazuar në ligj.

Deputetja e PD, Rudina Hajdari tha se palët do të shkojnë në zgjedhje pas një muaji dhe shqiptarët do të jenë të humbur, nga marrëveshja që ajo tha se do të realizohet mes palëve.

Por për kryeministrin, zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor. Rama nuk e kurseu ish-aleatin e tij në qeveri për të cilin tha se ka frikë nga drejtësia bashkë me Berishën, si dy organizatorët e aksionit opozitarë. Rama tha se politikani më i falur nga socialistët dhe me shumë borxhe në PS është Meta, i cili “rilindi”.

Shtyrjen e zgjedhjeve, tha se do të ishte më shumë e volitshme për mazhorancën, por ai nuk e mbështet për parime që janë themel i një shteti demokratik.

Rama i dërgoi edhe një mesazh të fundit Metës, për të cilin tha se me ironi, se për shkak të problemeve shëndetësore, rezoluta do t’i dërgohet në presidencë ku mund edhe ta lexojë.

(a.b; f.g & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike debati për shkarkimin e metës edi rama ilir meta ps shkarkon metën seanca plenare 13 qershor 2019 debati për shkarkimin e metës edi rama ilir meta ps shkarkon metën seanca plenare 13 qershor 2019

Sondazh

Poll