Art&Argëtim

Bashkë prej 10 vitesh, rrëfehet Semi Jaupaj: Ndarja me Bojkenin më lëndoi shumë

21 Tetor 2021, 18:54 Nga DOSJA
Bashkë prej 10 vitesh, rrëfehet Semi Jaupaj: Ndarja me Bojkenin

TIRANË– Këngëtarja Semi Jaupaj, gjatë një bisede me Sheila Haxhirajn në Big Brother VIP, ka rrëfyer si e përjetoi ndarjen me Bojken Lakon. Semi tha se kjo gjë e kishte lënduar shumë dhe se, pavarësisht ndërprerjes së marrdhënies së tyre romantike, ajo i ishte lutur të vazhdonin të ishin miq. Këngëtarja u shpreh se Bojkeni “ishte i vetmi njeri që kishte”, ndaj edhe aktualisht kanë relata mjaft të mira me njëri tjetrin.

 

“Në fillim më lëndoi ndarja me Bojken. Kishim folur që do kishim marrëdhënie të afërt, unë ia kërkova: “Pavarësisht se çdo ndodhë dua të kem shok, të lutem”, isha mësuar me të. Sa herë më ndodhte diçka ia tregoja, vetëm atë kisha. Bojkeni vinte direkt, flisnim gjërat. Jemi shokë, nuk e marr për çdo gjë në telefon, se më vjen pak… Për të hyrë këtu i kam marrë mendim, se s’doja të vija këtu, ngaqë vuaj nga ankthi nuk e di sesi do i përjetoja situata të caktuara, kur dikush ngre zërin ose dikush thotë gjë për mua. S’doja, kisha frikë ta bëja këtë gjë. E takova dhe më tha që duhet ta bëja, ta shihja si sfidë me veten. Të paktën vitet e fundit një 7-vjeçar kam qenë tjetër njeri, kur isha adoleshente nuk shihesha në shtëpi, super energjike, vetëm dilja, takoja njerëz gjithë kohës. Isha keq atë periudhë, se kisha lënë edhe ilaçet, për të mos u bërë e varur”, rrëfeu këngëtarja.

Më herët, Semi Jaupaj tha në një sfidë të BBV se Bojken Lako është dashuria e saj e parë.

“Dashuria ime e parë. Jemi njohur kur isha vetëm 17 vjeç, ndërsa Bojkeni 34. Kam marrëdhënie të mirë, e pyes për çdo gjë. E pyeta nëse duhet të futesha ose jo”, tha Semi.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz bbv bojken lako semi jaupaj bbv bojken lako semi jaupaj

Sondazh

Poll