Art&Argëtim

Të dhunuarit e luftës, Dua Lipa do t’i bashkohet marshimit para Konsullatës serbe

21 Tetor 2021, 19:28 Nga DOSJA
Të dhunuarit e luftës, Dua Lipa do t’i bashkohet marshimit para

SHBA– Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi, ka nisur një fushatë ku kërkon drejtësi për gratë që u dhunuan seksualisht gjatë luftës në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci. Një ditë më parë Krasniqi iu shpërndau kolegeve të saj banderola, në të cilat shkruhej “rallyforherjustice” (bashkë për drejtësinë e saj). Iniciativës i është bashkuar gjithashtu edhe këngëtarja e mirënjohur në mbarë botën, Dua Lipa. Ajo postoi një foto në “Instastory” duke ftuar ndejkësit e saj t’i bashkoheshin nismës, si dhe thirrjes për marshim para Konsullatës së Përgjithshme të Serbisë në New York.

“Bashkojuni Vasfije Krasniqi-Goodman, në =RallyForHerJustice më 28 tetor në Neë York. Vasfije është një e mbijetuar dhe aktiviste e të drejtave të njeriut që e ka për mision mbrojtjen e të mbijetuarve në Kosovë dhe në botë duke kërkuar drejtësi për krimet e pandëshkuara gjatë luftës në Kosovë” shkroi Dua Lipa.

Edhe artistë të tjerë i janë bashkaur nismës. Rreth 73 milionë ndjekës të këngëtaresh shqiptare janë informuar tashmë për kauzën.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz dua lipa rallyforherjustice vasfije krasniqi dua lipa rallyforherjustice vasfije krasniqi

Sondazh

Poll