Art&Argëtim

Rrëfimi i mamave, Mila Kuins: Inkurajova vajzën të shtyjë një tjetër fëmijë

21 Tetor 2021, 20:43 Nga DOSJA
Rrëfimi i mamave, Mila Kuins: Inkurajova vajzën të shtyjë

SHBA- Aktorja Mila Kuins është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes në lidhje me prindërimin e saj. Buzzfeednews shkruan se gjatë një episodi me prezantuesen Ellen DeGeneres në Mom Confessions, aktorja tregoi një këshillë që i kishte dhënë vajzës së saj, e cila ishte ngacmuar nga një fëmijë tjetër në shkollë.

“Epo, këtu është një histori që do të më futë në telashe. Ishte një fëmijë i vogël në parashkollorin e vajzës sime që nuk ishte shumë i sjellshëm dhe e shtyu atë. Vajza u kthye dhe më tha: Ka një fëmijë i vogël më shtyu. Dhe unë instinktivisht thashë: A e shtyve atë prapa? Dhe vajza ime thotë, “Jo!”.

Pas kësaj bisede, ajo tregoi se i kishte thënë vajzës, që nëse do ta shtynte dikush, ajo të bënte të njejtën gjë. Ndërkohë që më pas shtoi se bashkëshorti i saj aktori Ashton Kutcher, nuk ishte aspak dakord me këtë veprim të saj.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz ashton kutcher ellen degeneres mila kuins ashton kutcher ellen degeneres mila kuins

Sondazh

Poll