Art&Argëtim

Shuhet aktorja e njohur shqiptare, Filika Dimo ‘mbyll sytë’ në Belgjikë

21 Tetor 2021, 20:00 Nga DOSJA
Shuhet aktorja e njohur shqiptare, Filika Dimo ‘mbyll sytë’

BELGJIKË- Është ndarë nga jeta aktorja Filika Dimo. Lajmin e trishtë e ka njoftuar faqja zyrtare në rrjetet sociale e Teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Aktorja që u shua në moshën 82-vjeçare prej disa vitesh jetonte në Belgjikë, ndërsa u bë e njohur për publikun shqiptar me filmat: Fortunë, Koha nuk pret,etj.

Filika Dimo u lind në Durrës me 1 gusht të vitit 1939. U diplomua në departamentin e aktrimit në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Pas studimit, ajo filloi të punojë në Teatrin Popullor në Tiranë. Pjesën më të madhe të aktivitetit e ka pasur në Teatrin “Aleksandër Moisiu” ku ka punuar si aktore e roleve kryesore në shumë verpa dramatike krahas aktorëve të tjerë durrsakë si Nikolin Xhoja, Spiro Urumi, Kadri Pirro, Marta Burda, Lazër Vlashi, Gaqo Spiro etj.

Ajo bëri debutimin e saj në kinematografi në vitin 1959 me rolin e vogël të Shpreses në filmin Furtuna. Ajo luajti në 4 filma të tjerë artistikë. Filmi qe e bëri më të njohur dhe më të vlerësuar atë si aktore, është filmi televiziv me 2 seri i RTSH-së “Koha nuk pret”, me rolin e Beatrice Shmid, një rol epokal nga më të realizuarit në kinematografinë shqiptare të roleve me spiunazh, rol i cili ka mbetur në kujtesë për interpretimin brilant. 

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kulture kulture filika dimo vdes filika dimo filika dimo vdes filika dimo

Sondazh

Poll