Politike

Ministrja Kumbaro tregon me FOTO: Ja si e keni situatën me plehrat

22 Tetor 2021, 12:36 Nga DOSJA
Ministrja Kumbaro tregon me FOTO: Ja si e keni situatën me plehrat

TIRANË– Ministrja e Turizmit dhe Kulturës, Mirela Kumbaro ka treguar me foto gjendjen në të cilën ndodhen qytetet e Shqipërisë. Me foto konkrete, ku duken grumbullime me plehra në mes të rrugëve, Kumbaro, ia bëri të qartë kryebashkiakëve situatën në vendet që ato qeverisin.

“Ja situata në Durrës, Vlorë, Himarë, Shkodër, Sarandë, në Fier, etj. Nuk gjeta foto nga Qarku i Korçës, me duhet ta pranoj, ose nuk më sollën. Pse plazhet e Lezhës janë ndër më të pastrat? Sepse ka menaxhim”, tha ajo.

‘Në fakt dy pika fundore ka pasur në 2013, Bushati dhe Sharra, ishin një masakër ambientale. Sot kemi 6 impiante pastrimi, të cilat mbulojnë 74% të popullsisë. Më parë nuk ishte prioritet menaxhimi i mbetjeve. Kemi mbetje që i trashëgojmë që nga para ’90. Reforma territoriale na tregoi se çfarë masakre ishte bërë me mospastrimin e mbetjeve nga komunat. Nuk ka pasur një metodologji sesi do të menaxhoheshin mbetjet në një kohë më afatagjatë. Kjo lihet në mënyrë individuale të bashkive. Kësaj i shtohet edhe mos mbledhja e tarifave të pastrimit. Kufizohej shërbimi tek koshat dhe vetëm në zona urbane. Sot kemi hyrë në një stad të ri zhvillimi ku ka evoluar menaxhimi integruar i mbetjeve por edhe ndërgjegjia e shoqërisë. Për të shkuar tek zbatimi i parimit se ndotësi paguan, ne do të kemi edhe disa pika se kush do të paguaje dhe si do të paguajë. Tani që flasim po ndërtohet landifili i Vlorës, inceretaori i Elbasanit, planifikimi i investimeve që do të ndërtohet inceneratori i Fierit si dhe i Tiranës që do të mbulojë Durrësin dhe Tiranën. Administrimi i mbetjeve detyre e bashkisë, por pasojat e mira dhe të këqija janë të qytetarëve. Territorin e bashkisë duhet ta mbushim me eko-parqe dhe jo me landfille. Nuk duhet të na zërë gjumi, sa kohë që kemi trashëguar më shumë se 100 vend-depozitime të paligjshme, të cilat vetëm ne do t’i pastrojmë. Jemi të gjithë në terren duke punuar.’- tha Kumbaro.

LAJMI KRYESOR: VD/ Menaxhimi i mbetjeve! Rama mbledh kryebashkiakët: Himara fle gjumë!

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike mirela kumbaro rama me kryebashkiaket 22 tetor mirela kumbaro rama me kryebashkiaket 22 tetor

Sondazh

Poll