Politike

VIDEO-‘Lëvdata’ Ndreut, Rama: Duhet të kemi 2 si Pjerini jo si Jorgoja

22 Tetor 2021, 11:07 Nga DOSJA
VIDEO-‘Lëvdata’ Ndreut, Rama: Duhet të kemi 2 si Pjerini

TIRANË– Kryeministri Edi Rama lavdëroi ditën e sotme kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreun. Gjatë mbledhjes me kryebashkiakët e vendit, Rama tha se Shqipëria ka nevojë për 2 si Ndreu dhe jo dy si Jorgo Goro, kryebashkiaku i Himarës.


Tirana ka problem në disa zona më të thella. Hidhet trecereku në kosh për shkak të licensave të dhëna në vite, për gjoja grumbullesit e mbeturinave. Kur shkojnë njerëzit turren në kazanë dhe nxjerrin plehrat jashtë kjo është problem. Kështu mund të keni të gjithë por unë nuk e konceptoj dot se jam dëshmitar dhe viktimë si një nga qytetarët e shumtë që në periudhën e pushimeve shkoj në Himarë, Dhërmi më saktë.

Nuk e konceptoj dot, një pedonale ka Dhërmiu që përshkohet në këmbë, sikur Jorgoja, Gjergji të cohej vetë dhe ta merrte vetë rrugën i mblidhte vetë ato. Këto skena janë të jetuara në vetë të parë, duke qënë se po përgatisemi për këtë plan, më kanë bërë që këtë vit të mos dal farë që të mos përballem me këtë situatë që i thotë të gjtiha. Duke qënë se jeni të zgjedhur nuk mund të bëja transferim të Lezhës dhe Himarës, nuk lejohet, se puna është që të kemi 2 si Pjerini dhe jo 2 si Jorgoja. Ky është një turp i përbashkët.’- tha Rama.

LAJMI KRYESOR: VD/ Menaxhimi i mbetjeve! Rama mbledh kryebashkiakët: Himara fle gjumë!

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama rama me kryebashkiaket 22 tetor edi rama rama me kryebashkiaket 22 tetor

Sondazh

Poll