Aktualitet

Djali merr trupat e 4 rusëve, viktimat nisen në atdhe për një ekspertizë të dytë

22 Tetor 2021, 08:32 Nga DOSJA
Djali merr trupat e 4 rusëve, viktimat nisen në atdhe për

TIRANË– Trupat e katër turistëve rusë janë tërhequr sot një javë pas vdekjes së tyre nga morgu i Tiranës. Mësohet se djali i vetëm i familjes ruse që u shua në Qerret, Aleksandër Burenkova ka mbërritur në Tiranë për të tërhequr trupat e dy prindërve të tij Sergei Burenkova, 60 vjeç e Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, të motrës së tij Ekaterina Burenkova dhe të fejuarit të kësaj të fundit, Nikita Belousov. Prezent gjatë tërheqjes së trupave ishte edhe konsulli rus.

Ambasada ruse në Shqipëri ka bërë me dije se ditën e sotme trupat e katër rusëve janë nisur për në Rusi. Në një njoftim në faqen zyrtare në Facebook shkruhet se në Rusi do të kryhet një tjetër ekspertizë mjeko-ligjore për të zbuluar shkaqet e vdekjeve të katër rusëve. Ndër të tjera ambasada shton se shpreson që të marrë sa më shpejt rezultatet e përfundimeve zyrtare nga pala shqiptare.

Shkaqet e vdekjes së katër turistëve janë ende mister, edhe pse ka kaluar një javë nga vdekja e tyre. Nga të dhënat e para u raportua se vdekja e turistëve është shkaktuar nga asfiksia, ndërsa hetimi vijon në disa pista, si ajo e përdorimit të tepruar të klorit në pishinën ku u gjetën viktimat. Ngjarja është regjistruar si vrasje në rrethana cilësuese, por ende s’ka një autor që qëndron pas saj.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE 

4 rusët e vdekur, ambasada: Do kryhet ekspertizë shtesë për të zbuluar shkaqet

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 4 ruset e vdekur ne qerret ekaterina burenkova nataliia burenkova nikita belousov sergei burenkova 4 ruset e vdekur ne qerret ekaterina burenkova nataliia burenkova nikita belousov sergei burenkova

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Tetor 2021, 13:13

Shuhet profesori i Ekonomisë Aristotel Pano

TIRANË– Ish-profesori i Ekonomisë Aristotel Pano ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Humbja e Panos është gjithashtu një humbje e madhe për...