Aktualitet

4 rusët e vdekur, ambasada: Do kryhet ekspertizë shtesë për të zbuluar shkaqet

22 Tetor 2021, 11:14 Nga DOSJA
4 rusët e vdekur, ambasada: Do kryhet ekspertizë shtesë për

TIRANË– Ambasada ruse në Shqipëri ka bërë me dije se ditën e sotme trupat e katër rusëve janë nisur për në Rusi. Në një njoftim në faqen zyrtare në Facebook shkruhet se në Rusi do të kryhet një tjetër ekspertizë mjeko-ligjore për të zbuluar shkaqet e vdekjeve të katër rusëve.

“Në mëngjesin e hershëm të 22 tetorit trupat e pajetë të shtetasve rusë, të cilët humbën jetën në 15 tetor në territorin e Republikës së Shqipërisë, u nisën në Rusi me një fluturim të rregullt.Sipas legjislacionit rus, mund të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre. Shpresojmë në marrjen sa më të shpejtë të përfundimeve zyrtare nga pala shqiptare, si edhe në bashkëpunimin e mëtejshëm të ngushtë të organeve ligjzbatuese ruse dhe shqiptare për sqarimin e rrethanave të tragjedisë,”-shkruhet në njoftim.

Trupat u tërhoqën sot. Djali i vetëm i familjes ruse që u shua në Qerret, Aleksandër Burenkova ka mbërritur në Tiranë për të tërhequr trupat e dy prindërve të tij Sergei Burenkova, 60 vjeç e Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, të motrës së tij Ekaterina Burenkova dhe të fejuarit të kësaj të fundit, Nikita Belousov. 

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 4 ruset e vdekur ne qerret ekaterina burenkova nataliia burenkova sergei burenkova 4 ruset e vdekur ne qerret ekaterina burenkova nataliia burenkova sergei burenkova

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Tetor 2021, 13:13

Shuhet profesori i Ekonomisë Aristotel Pano

TIRANË– Ish-profesori i Ekonomisë Aristotel Pano ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Humbja e Panos është gjithashtu një humbje e madhe për...