Politike

VIDEO-Largimi i PS nga Komisioni hetimor, Alibeaj: Befasisht u çuan, ishte strategji

22 Tetor 2021, 10:19 Nga DOSJA
VIDEO-Largimi i PS nga Komisioni hetimor, Alibeaj: Befasisht u çuan,

TIRANË– Kryetari i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, Enklekejd Alibeaj deklaroi pas përfundimit të mbledhjes së anëtarët e Partisë Socialiste erdhën me strategji në Komision. Ai tha se arsyeja e vetme pse kjo kishte ndodhur ishte për faktin se ata nuk kishin pranuar që të ftohej si dëshmitar kryeministri Edi Rama apo të paraqiteshin prova lidhur me shkeljet e bëra gjatë zgjedhjeve parlamentare.

U mblodhëm sot sipas vendimit. Deri në nenin 17 u miratuan të gjitha dispozitat. Befasisht u çuan dhe u larguan të gjithë anëtarët e mazhorancës duke bërë që mbledhja e Komisionit të mos arrihej të zhvillohej më tej. Kjo është një cështje që ka pasur gjithmonë debat por është një cështje që është zgjidhur që prej 10 viteve më parë. Kjo konsiston në të drejtën e cdo anëtari për të thirrur dëshmitarin dhe për të paraqitur prova. Kjo është një e drejtë e Komisionit Hetimor, dhe e pakufizuar për të hetuar sipas ligjit. Propozimi që kishte sjellë zoti Naço ishte që kërkesa për të thirrur dëshmitarë apo prova, duhet t’i nënshtrohej votimit, pra t’i nënshtrohej shumicës socialiste. Kjo strategji kuptohet, sepse duke bërë të mundur që kjo të votohej në kuvend, do të rrëzohej me forcën e kartonave të atyre që janë në akuzë. Largimi ishte pjesë e kësaj strategjie. Më pas kaluam në rendin e ditës për përcaktimin e sekretarit që u kërkua nga ana e tyre por meqë u larguan nuk mundëm të arrinim dicka aty. Komisioni ka të gjithë bazën administrative për të funkionuar plotësisht prandaj për këtë arsye në datën 27 tetor në orën 11:00 do të jetë mbledhja e rradhës për të kërkuar provat dhe thirrjen e dëshmitarëve, me funskion të vënies në dispozicion të të gjithë materialit hetimor.

A prisni rezultate konkrete nga ky komision?

Kërkojmë që të mos kufizojnë të drejtën e deputetëve për të kërkuar prova. Këtë na e garanton ligji nuk është nevoja t’i nënshktrohemi asnjë lloj votimi.

LAJMI KRYESOR: Mblidhet Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj komisioni hetimor per 25 prillin enkelejd alibeaj komisioni hetimor per 25 prillin

Sondazh

Poll