Politike

Largimi nga kryesimi i degës në Fier, Baçi: Basha ‘e-mail’ ma solli gjatë mbledhjes

21 Tetor 2021, 19:09 Nga DOSJA
Largimi nga kryesimi i degës në Fier, Baçi: Basha

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka dhënë detaje lidhur me takimin që zhvilloi me kryedemokratin Lulzim Basha, dy ditë më parë. Në një lidhje direkte për emisionin “Çim Peka Live”, Baçi tha se Basha i kishte komunikuar se në degën e Fierit do të komandonte një tjetër drejtues, ndërsa deputeti demokrat shtoi se nuk e kishte pranuar propozimin e tij. Po ashtu, ai shtoi se njoftimin për shkarkimin nga dega e PD-së së Fierit, i ka ardhur dje gjatë mbledhjes live me Kryesinë.

Kur vajta në zyrën e Bashës, jemi përshëndetetur. Më thirri Basha dhe më tha kërkoj dakordësinë tënde për të komanduar një person tjetër në krye të degës së Fierit. I thashë se nuk e di, e se jam i papërgatitur dhe i thashë se jam unë në krye të degës dhe nuk kemi emergjencë për të bërë një veprim të tillë. I thashë që është kompetencë e Kryesisë së Degës. Kjo ishte biseda dhe jam larguar nga zyra duke mos i dhënë dakordësi. Të nesërmen është dhënë lajmi. E pashë të arsyeshme që të mblidhja Kryesinë e degës. Nuk ka pasur shkesë zyrtare as në momentet që zhvillonim mbledhjen. Ka ardhur gjatë mbledhjen në e-mailin tim. Sipas informacioneve që kam, me shumicë më kanë konfirmuar se nuk ka pasur asnjë mbledhje Kryesie. Gjithë kryesia e degës së Fierit nuk dakordohet me një vendim të tillë dhe të pa njoftuar nga ta,”-tha Baçi në fjalën e tij.

Por shkarkimi i Baçit ka krijuar një situatë të paqartë. Para zgjedhjeve, PD vendosi që krerët e degëve që do të garonin për deputetë do të duhet të hiqnin dorë nga posti lokal. Por Baçi nuk e pranon një vendim të tillë. Ndërkohë që në vendin e tij, Bash aka komanduar, Agron Kapllanajn.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike luan baci luan baci

Sondazh

Poll