Politike

Soreca i dorëzon Bashës raportin e KE: Mbështesim rolin pozitiv të lidershipit të PD

22 Tetor 2021, 10:10 Nga DOSJA
Soreca i dorëzon Bashës raportin e KE: Mbështesim rolin pozitiv

TIRANË– Ambasadori i BE-së, në Shqipëri, Luigi Soreca i dorëzoi ditën e sotme kryetarit të Partisë Demokratike raportin e Komisionit Europian. Soreca ka bërë të ditur se ka diskutuar me Lulzim Bashën për Partinë Demokratike, për të cilën thotë se e mbështet pasi ka pasur një rol pozitiv për anëtarësimin e Shqipërisë. Ambasadori shton se roli i opozitës është thelbësor në monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të përfshira në raportin e KE-së.

Ambasadori i BE, Luigi Soreca në Tëitter

Sot kisha kënaqësinë t’i dorëzoja Kryetarit të PD Raportin e Komisionit Europian për #Shqipërinë. Roli i opozitës është thelbësor në monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të përfshira në Raport. Ne patëm një diskutim të plotë edhe për PD. Agjenda parlamentare për muajt e ardhshëm. Bashkimi Europian mbështet rolin pozitiv që ka luajtur lidershipi i PD-së në këtë moment të rëndësishëm politik për Shqipërinë në rrugën e tij drejt anëtarësimit.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike luigi soreca lulzim basha progres-raporti i ke per shqiperine luigi soreca lulzim basha progres-raporti i ke per shqiperine

Sondazh

Poll