Politike

Alibeaj: Deputetët e PD janë të pastër, ia ka bërë Rama vettingun ndër vite

21 Tetor 2021, 20:45 Nga DOSJA
Alibeaj: Deputetët e PD janë të pastër, ia ka bërë

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u shpreh ai dhe kolegët e tij nuk kanë frikë që t’i nënshtrohet Vettingut në politikë. I ftuar në emisionin “Open”, ai thekson se edhe Rama e di që deputetët e PD janë të pastër.

Si argument, ai shton se është kryeministri Edi Rama, ai që ‘ia ka bërë vettingun’.

“Është detyrimi ynë politik dhe moral për të identifikuar cilat janë nevojat e shoqërisë. Këto janë nevoja nga më urgjentet. Ne e dimë mirë që votat tona janë ato që janë në parlament, aq saç janë deklaruar nga KQZ. Janë të gjithë ata deputetë që nuk kanë frikë t’i nënshtrohen vettingut të politikës. Ky është testi moral i parë që politika do duhet ta kalojë. Ne e provuam në 2018 dhe Rama nuk e pranoi. Ne do shkojmë dhe të bëjmë detyrën tonë. Detyra jonë është që nevojat imediate të qytetarëve t’i çojmë në Parlament. Të gjithë deputetë e PD kanë kaluar në vetting e ka bërë Rama nga 2013 e këndej. Ti mendon se Rama po të kishte gjetur gjë do ta kishte ruajtur në xhep. Ne duam ta çojmë para se jemi të sigurtë që s’kemi asgjë për të fshehur,“-tha Alibeaj.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj vettingu ne politike enkelejd alibeaj vettingu ne politike

Sondazh

Poll