Politike

Rraja ‘guxon’ e i ‘vjedh’ Ramës 11 vota! Kush ia hoqi Bashës e Berishës ‘kryqet’

21 Tetor 2021, 15:32 Nga DOSJA
Rraja ‘guxon’ e i ‘vjedh’ Ramës 11 vota! Kush ia

TIRANË– ‘Lufta’ mes kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit rezulton të ketë qenë më e ‘egër’ se sa ajo mes partive politike. Rinërimi i kutive me fletë votimi nga zgjedhjet e 25 prillit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nxjerrë në pas se shumë vota i janë hequr njërit kandidat dhe i janë numëruar një tjetri.

Deputeti që ka përfituar më shumë vota të padrejta, është Zef Hila që kandidoi në Shkodër në listat e Partisë Demokratike. Në vetëm 40 kuti të hapura, atij i janë dhënë 104 vota më tepër, të cilat i hanë hequr kryesisht drejtuesit të listës, Helidon Bushati.

Ndërsa mes socialistëve, vihet re se më shumë vota të të tjerëve janë regjistruar për Eduard Shalsin. Ai ka 86 vota më tepër. Edhe Elisa Spiropali nuk bën përjashtim. Ministrja ka marrrë 20 vota plus. Në Tiranë, Fatmir Xhafajt rezulton t’i kenë marrë 43 vota, kurse ministres Belinda Balluku, 30. Ndërsa Luljeta Bozo rezulton me 7 vota plus, najada Çomo me 11 vota më shumë dhe Arben Ahmetaj me 6 vota më shumë.

Tjetërsimi i votave tek kandidatët nuk është ndalur vetëm tek deputetët e thjeshtë, por edhe tek kryetarët e partive. Kryeministrit Edi Rama rezulton t’ia ketë marrë 11 vota Rrahman Rraja. Kryedemokratit Lulzim Basha i janë hequr 21 vota, ndërsa ish-kryeministrit Sali Berisha, 11. Ndërkohë që kanë fituar voja janë edhe deputetët Jorida Tabaku me 6 vota më shumë, Alfred Rushaj me 16 vota, Flamur Noka me 15 vota Nga listat e Partisë Demokratike në Tiranë më shumë vota rezulton të ketë marrë Ledina Fratari, 48 të tilla deri më tani.

Në fund të rinumërimit të votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë masën e ndëshkimit të përgjegjësve për këto tjetërsime, e cila varion nga gjobë deri në kallëzim në prokurori për hetime të mëtejshme.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll