Politike

Heqja e Luan Baçit si kryetar i degës së PD në Fier, Noka: Viktima e radhës e Bashës

20 Tetor 2021, 19:08 Nga DOSJA
Heqja e Luan Baçit si kryetar i degës së PD në Fier, Noka:

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka komentuar heqjen e Luan Baçit nga kryetar të degës së PD-së në Fier, nga ana e Lulzim Bashës. Me anë të një postimi në Facebook, Noka shkruan se Baçi është një viktime tjetër e dyshes Rama-Basha, duke e quajtur këtë të fundit pengu i Ramës. Ai gjithashtu ka reaguar edhe për vendosjen e Agron Kapllanajt në krye të kësaj dege, duke shtuar se nuk mund të emërohet kryetar dege një banor i një bashkie tjetër.

Postimi i Plotë:

Partia Demokratike po vuan katandisjen më të rëndë të cilën ja shkaktoi ‘pengu’ . Hakmarrja ndaj atyre që nuk janë dakorduar me të që ta likujdojnë PD për hesap të Edi Ramës sot po prevalon. Luan Baçi është viktima e radhës e dyshes Rama –Basha. A mund të emërohet kryetar dege në një bashki banori i një bashkie tjetër?? A i shërben PD kjo apo shkatërrimit të saj? Kjo tregon se misioni i ‘pengut’ është shkatërrimi i PD. Ta ndalojmë. Të ikë pengu që të ringrihet ‘PD’…”, shkruan Noka.

Ditën e djeshme Basha vendosi në krye të degës së PD-së në Fier, Agron Kapllanajn, pas dorëheqjes së Luan Baçit nga ky post. Baçi dha dorëheqjen nga posti muaj më parë për shkak se kandidoi në zgjedhje, por ai vijonte të mbante funksionet e Kryetarit, pasi nuk ishte caktuar apo deleguar asnjë emër tjetër. Por Baçi nga ana tjetër ka thënë se nuk i është njoftuar shkarkimi nga ana e Bashës.

(K.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike agron kapllanaj edi rama flamur noka luan baci lulzim basha agron kapllanaj edi rama flamur noka luan baci lulzim basha

Sondazh

Poll