Politike

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Analisti ia kujton, Bardhi: Kush je ti që më akuzon mua?

21 Tetor 2021, 21:09 Nga DOSJA
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Analisti ia kujton, Bardhi: Kush je ti që më

TIRANË– Debat mes sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe analistit Lorenc Vangjeli për vettingun në politikë. Të ftuar në emisionin “Opinion”, Vangjeli i kujtoi Bardhit vrasjen e ndodhur në Elbasan të Pjerin Xhuvanit, disa ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Por kjo akuzë nuk është pranuar nga Bardhi, i cili i është kthyer se analisti po gënjente publikisht.

PJESË NGA DEBATI:

Vangjeli: Keni folur edhe ju me personin që bëri vrasjen në Elbasan, po kjo nuk iu bën ju… Nuk iu konsideroj ju fajtorë.

Bardhi: Nuk është e vërtetë.

Vangjeli: Keni folur në telefon, e keni pranuar publikisht

Bardhi: Nuk kam pasur asnjë kontakt me të

Vangjeli: Po ju dolët dhe thashë që ishte heroi.

Bardhi: Ti ngrite një akuzë të pavërtetë. Është gënjeshtër.

Vangjeli: Shefi politik ishte ti i atij grupi që ishte si grup kriminal në mes të qytetit

Bardhi: E kishte ngritur Taulant Balla që ti nuk ke guxim t’i përmendësh emrin.

Vangjeli: Unë nuk të thashë që je fajtor për të

Bardhi: Ti gënjeve publikisht. Kush je ti që më akuzon mua?

Vangjeli: Unë jam qytetar.

Më 21 prill, në një nga lagjet e qytetit u vra Pjerin Xhuvani, ekzekutimi i të cilit është ende në hetim. Arbër Paplekaj u vetëdorëzua pas krimit të rëndë te komandanti i forcave RENEA. Ai dorëzoi armën e krimit dhe tha se nuk e dinte nëse kishte vrarë njeri, por që do të priste përfundimin e hetimit.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ekzekutohet pjerin xhuvani gazment bardhi lorenc vangjeli ekzekutohet pjerin xhuvani gazment bardhi lorenc vangjeli

Sondazh

Poll