Politike

Gazment Bardhi: Politikanë bashkëpunojnë me krimin, organet ligjzbatuese kanë prova

21 Tetor 2021, 19:36 Nga DOSJA
Gazment Bardhi: Politikanë bashkëpunojnë me krimin, organet

TIRANË– Sekretari i  Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pretendon se organet ligjzbatuese në Shqipëri kanë prova për politikanëve. I ftuar në emisionin “Opinon”, Bardhi dha se ka prova për politikanë që bashkëveprojnë me eksponentë të krimit, por nuk janë të dënuar.

“Organet ligjzbatuese shqiptare, në këtë moment që flasim, disponojnë të dhëna për politikanë që bashkëveprojnë me eksponentë të krimit të organizuar. Nuk dënohen,”-tha Bardhi.

Më tej, ai shtoi se që organet të veprojnë duhet që të ketë indicia, ndërkohë që bëri me dije se pas Vettingut do të jetë e detyruar të nisë hetim penal.

“Që drejtësia të veprojë duhet të ketë disa indicje apo të thëna, qoftë edhe publike. Struktura që do kryejë vetingun e politikanëve sipas amendamenteve të PD nuk ka vetëm funksionin të konstatojë që një politikan nuk ka pasuri, por është e detyruar të nisë hetim penal për veprat penale që janë konsumuar. Është moment të ndajmë shpifjen nga e vërteta, kush ka pasuri të paligjshme dhe kush nuk ka,”- u shpreh sekretari i Përgjithshëm i PD.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gazment bardhi vettingu ne politike gazment bardhi vettingu ne politike

Sondazh

Poll