Bota

Samiti i NATO-s,firmoset marrëveshja për promovimin e inovacionit transatlantik

22 Tetor 2021, 09:53 Nga DOSJA
Samiti i NATO-s,firmoset marrëveshja për promovimin e inovacionit

BRUKSEL– Ditën e sotme, në një ceremoni nënshkrimi të organizuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Ministrat e Mbrojtjes nga 17 vende Aleate ranë dakord të marrin drejtimin në zhvillimin e Fondit të parë të Inovacionit të NATO-s.

“ Në Samitin e Brukselit, liderët e NATO-s u angazhuan për forcimin e Aleancës sonë, duke përfshirë promovimin dhe mbrojtjen e inovacionit transatlantik. Sot ne po e përmbushim këtë angazhim. Dhe së bashku ne do t’i mbajmë njerëzit tanë të sigurt në një botë që ndryshon me shpejtësi,”-tha sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

Ky fond shumëkombësh do të ndihmojë NATO-n të ruajë avantazhin e saj teknologjik duke mundësuar investime me vlerë 1 miliard euro në teknologjitë me përdorim të dyfishtë të zbatimit të mundshëm për mbrojtjen dhe sigurinë. Ai gjithashtu do të lehtësojë bashkëpunimin më të ngushtë dhe të besuar me novatorët e teknologjisë së thellë, të cilët përndryshe mund të mos jenë në gjendje të zhvillojnë me sukses zgjidhjet novatore më të nevojshme për mbrojtjen e Aleancës.

Mospajtimet e fundit në mes të NATO-s dhe Rusisë nuk janë në agjendën e samitit në Bruksel, ku ministrat e Mbrojtjes pritet të diskutojnë të ashtuquajturin “master plan” për të mbrojtur aleancën kundër secilit sulm potencial nga Rusia.

Anëtarët e aleancës do të diskutojnë edhe çështje tjera, duke përfshirë mbrojtjen e përbashkët dhe shqetësimet për rritjen e Kinës, investimet në teknologji të re dhe procesin e analizimit të asaj çfarë është mësuar nga misioni në Afganistan.

Që nga fillimi i saj në Samitin e NATO-s në Bruksel, një numër aleatesh kanë bërë oferta për të pritur selitë, qendrat e testimit dhe vendet e përshpejtuesit që do të krijojnë rrjetin DIANA si në Evropë ashtu edhe në Amerikën e Veriut.

Të dy nismat pritet të jenë plotësisht në fuqi nga Samiti i NATO -s në Madrid në 2022.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota fondi i parë i inovacionit jens stoltenberg smiti i nato-s fondi i parë i inovacionit jens stoltenberg smiti i nato-s

Sondazh

Poll