Bota

Dorëhiqet Kryeministri i Qipros, del video teksa “shijon” striptizmin e 20-vjeçares

22 Tetor 2021, 09:09 Nga DOSJA
Dorëhiqet Kryeministri i Qipros, del video teksa “shijon”

QIPRO – Kryeministri turk i Qiprios, Ersan Saner, nga Partia e Unitetit Kombëtar (UBP) u tërhoq nga qeveria javën e kaluar, dhe tani po kërkohet  të japë dorëheqjen edhe nga posti i Kreut të partisë menjëherë pasi një video komprometuese filloi të qarkullonte në mediat sociale të martën në mbrëmje.

Sipas Cyprusmail, fillimisht, video nuk qarkulloi hapur në rrjetet sociale, por u shpërnda gjerësisht përmes llogarive private. Megjithatë, deri në drekë të mërkurën video ishte kudo.

Video tregon Saner, 54 vjeç,  baba i martuar i dy fëmijëve teksa  vetëkënaqet nëpërmjet një akt seksuali në internet përmes FaceTime, ndërsa një grua e re rreth të 20-tave po  bënte një akt striptize para kameras.

Saner, i cili kishte planifikuar të vazhdonte në politikë pas zgjedhjeve të parakohshme, gjithashtu duhej të jepte dorëheqjen nga kryesia e partisë së tij. UBP mbajti një takim urgjent më vonë të mërkurën për të emëruar një udhëheqës të ri të partisë dhe zëvendësues të kryeministrit.

Në një deklaratë me shkrim të mërkurën pasdite, Saner foli për një komplot kundër tij dhe tha se video ishte produkt i redaktimit nga një telefon celular që ishte blerë nga pala greke qipriote dhe e gjithë kjo ishte krijuar për ta diskredituar atë. Kishte gjithashtu përfshirje të botës së krimit sipas tij.

Raportet e shtypit turk qipriot kishin sugjeruar më parë se video ishte publikuar nga një udhëheqës mafioz turk. Në deklaratën e tij me shkrim pas dorëheqjes së tij, Saner tha se ai i ka shërbyer popullit qipriot turk për 20 vjet përmes UBP.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota kryeministri i qipros qipro qipro-turqi kryeministri i qipros qipro qipro-turqi

Sondazh

Poll