Bota

Hyri në det për të shpëtuar nipërit, mbytet 61-vjeçari skocez në Greqi

22 Tetor 2021, 09:25 Nga DOSJA
Hyri në det për të shpëtuar nipërit, mbytet

GREQI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Kretës në Greqi ku një 61-vjeçar ka humbur jetën në tentativë për të shpëtuar nipërit e tij nga mbytja.

Sipas mediave greke, 61-vjeçari i identifikuar di Jonathan Smith nga Skocia u mbyt në ujërat e Gouves në Heraklion gjatë pushimeve me familjen.

Gjithçka nisi pasi dy fëmijët, 7 dhe 10 vjeç, të cilët po pushonin në Kretë me gjyshërit, hynë në det, i cili ishte jashtëzakonisht i papërshtatshëm për të notuar pasi kishte shumë dallgë.. Fëmijët rrezikonin të merreshin nga dallgët dhe gjyshi i tyre, i cili e kuptoi situatën, u hodh në det për t’i shpëtuar.

Rrymat e forta detare që ekzistonin në vendin shkëmbor, ia vështirësuan situatën, ku sipas informacioneve paraprake djali 10-vjeçar arriti të dilte nga deti pothuajse vetëm, ndërsa gjyshi, pas përpjekjes së tepërt që bëri për të nxjerrë nipin e tij 7-vjeçar dhe pasi fëmija ishte në gjendje të sigurt në duart e dy punonjësve të një plazhi ngjitur, është mbytur. Në pikën përballë zonës ku ndodhi ngjarja ka mbërritur një gomone e rojes bregdetare, e cila ka tentuar t’i afrohet pikës, e cila ka rezultuar veçanërisht e vështirë për shkak të kushteve atmosferike që mbizotëronin.

Pas disa tentativash një roje bregdetare gjeti trupin e pajetë të 61-vjeçarit, të cilin ai u përpoq me shumë vështirësi ta transportonte në varkë. Dy fëmijët, të cilët u transportuan me autoambulanca në Spitalin Venizelio, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni jonathan smith mbytet 61-vjecari tragjedi ne greqi jonathan smith mbytet 61-vjecari tragjedi ne greqi

Sondazh

Poll