Bota

Protestuesit në Korenë e Jugut vishen si Squid Game, kërkojnë kushte më të mira pune

22 Tetor 2021, 08:50 Nga DOSJA
Protestuesit në Korenë e Jugut vishen si Squid Game,

KOREJA E JUGUT – Mijëra protestues në Korenë e Jugut, të veshur me maska të serialit “Squid Game”, dolën për të kërkuar përmirësim të kushteve të punës.

Sipas Unlaid, demonstrata prej dhjetëra mijëra anëtarë të sindikatave në Korenë e Jugut  injoroi paralajmërimet e qeverisë kundër protestave dhe bënë thirrje për kushte më të mira për punëtorët, si dhe një rritje të pagës minimale. Punëtorët e parregullt, të cilët përfshijnë punëtorë të përkohshëm dhe me kontratë, nuk marrin përfitime të plota sipas ligjeve të punës të Koresë së Jugut .

Sipas Konfederatës Koreane të Sindikatave (KCTU), rreth 80,000 anëtarë iu bashkuan tubimeve që u zhvilluan në 13 qytete. Rreth 550,000 anëtarë morën pjesë gjithashtu në një grevë njëditore në të gjithë vendin, me punëtorët e mensës së shkollave dhe shoferët e dërgesave në mesin e atyre që refuzuan të punojnë.

Mijëra nga ata që dolën në rrugë e bënë këtë duke veshur kostume dhe maska ​​që të kujtojnë lojën “Squid Game”, e cila tregon historinë e njerëzve me borxhe që marrin pjesë lojëra vdekjeprurëse për fëmijë në një përpjekje për të fituar miliona dollarë.

Disa protestues thanë se edhe ata gjithashtu po luftojnë për të siguruar jetesën si personazhet në dramën Netflix.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota foto galeri koreja e jugut koreja e jugut miraton vaksinen kunder covid-19 protesta ne korene e jugut squid game the squid game koreja e jugut koreja e jugut miraton vaksinen kunder covid-19 protesta ne korene e jugut squid game the squid game

Sondazh

Poll

Bota 22 Tetor 2021, 05:21

Mbretëresha Elizabeta II shtrohet në spital

BRITANI E MADHE– Mbretëresha Elizabeta II ka shfaqur probleme me shëndetin. BBC raporton se ajo e ka kaluar mbrëmjen e të mërkurës në spital, ku ka kryer ...