Bota

Edhe pse kundër, qeveria e Kosovës nuk ‘ia mbyll derën’ UNMIK-ut

22 Tetor 2021, 09:31 Nga DOSJA
Edhe pse kundër, qeveria e Kosovës nuk ‘ia mbyll

KOSOVË– Edhe pse roli i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK u zbeh pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe vendosjes së misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) në vitin 2008, ai vazhdon të operojë në të gjithë territorin e Kosovës.

Udhëheqësit e UNMIK-ut takuan e ritakuan kryeministra, si dhe politikanë të tjerë të rëndësishëm të Kosovës. Dikur kundërshtar i madh i UNMIK-ut, kryeministri Albin Kurti më 11 tetor 2021 e priti në zyrën e tij shefin aktual të këtij misioni, Zahir Tanin.

Në komunikatën pas takimit, kryeministria tha se takimi Kurti-Tanin ndodhi në prag të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku shefi i UNMIK-ut do ta prezantonte raportin e rregullt të zhvillimeve në Kosovë.

Por, takime të tilla të një niveli kaq të lartë ndërmjet kryeministrit dhe shefit të UNMIK-ut, nuk do të duhej të ndodhin në realitet, thotë për Radion Evropa e Lirë ish-ministrja Edita Tahiri.

Tahiri konsideron se misioni i UNMIK-ut në Kosovë, prej vitesh është një strukturë fosile, së cilës nuk duhet dhënë mundësi që ta arsyetojë ekzistencën.

Nuk është mirë nga ana e qeverisë dhe kryeministrit të mbajë takime me UNMIK-un, sepse duke mbajtur takime të niveleve të larta jepet sinjali që (qeveria) ende e mbështetë ekzistimin e UNMIK-ut në Kosovë”, vlerëson Tahiri.

Ish-ministrja Tahiri thotë se këtë mision nuk duhet injoruar tërësisht, por sipas saj, komunikimi dhe bashkëpunimi duhet të vendoset vetëm në nivel teknik.

Kontakte mund të kihet sepse ata janë në Kosovë, por ato nivele duhet të jenë nivele teknike, nivele të zyrtarëve administrativë dhe jo takime të niveleve politike, pra siç është puna e kryeministrit dhe shefit të UNMIK-ut”, thotë Tahiri.

Takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe shefit të UNMIK-ut, Tanin, nxiti kritika në Kosovë pasi u tha se kështu po fuqizohej roli i këtij misioni, i cili ligjërisht nuk ka asnjë kompetencë ekzekutive që nga viti 2008./Express/

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora albin kurti unmik ne kosove zahir tanin albin kurti unmik ne kosove zahir tanin

Sondazh

Poll