Bota

Biden: Beteja e Martin Luther King s’ka mbaruar, e drejta e votës shqetësim kryesor

22 Tetor 2021, 08:17 Nga DOSJA
Biden: Beteja e Martin Luther King s’ka mbaruar, e drejta e votës

SHBA- Presidenti Joe Biden të enjten i lidhi përparësitë e tij legjislative mbi të drejtën e votës, reformën policore dhe ndryshimin e klimës me përpjekjet e Martin Luther King Jr për drejtësi racore, në 10 vjetorin e hapjes së memorialit të udhëheqësit të të drejtave civile në Parkun Kombëtar.

Presidenti Biden, kërkoi të sigurojë mbështetësit e tij se nuk do të heqë dorë nga beteja ndërsa punon për të miratuar projekligjin e tij masiv të shpenzimeve shoqërore në një Kongres të ndarë. Duke kujtuar Dr Kingun, Bideni tha se vendi ishte ende duke punuar për të përmbushur idealet e tij për kombin dhe ka arritur një pikë përqendrimi në disa çështje, përfshirë në luftën kundër kufizimeve të votimit.

“Unë e di që përparimi nuk vjen mjaft shpejt,” tha presidenti Biden. “Asnjëherë nuk ka ardhur”.

Por ai përsëriti se mbrojtja e së drejtës për të votuar ishte “çështja kryesore” për administratën e tij. “Unë e di sa rëndësi ka kjo. Ju e dini rëndësinë. Beteja nuk ka mbaruar”, tha ai.

Presidenti Biden foli pranë memorialit një ditë pasi republikanët e Senatit bllokuan debatin mbi projekligjin e propouar nga demokratët për zgjedhjet që ata e shohin si një kundërpeshë të fuqishme ndaj kufizimeve të reja të votimit që u miratuan në shtetet e kontrolluara nga konservatorët. Presidenti Biden ka premtuar se do të luftojë për miratimin e projekligjit. Por përkrahësit e tij po e humbasin durimin të shqetësuar se ai nuk ka përqafuar ndryshimin e rregullave të Senatit për t’i dhënë fund një procedure që do ta bllokonte votimin.

Biden gjithashtu premtoi se “do të vazhdojë të luftojë për legjislacionin e vërtetë të reformës policore”, e cila ka ngecur në Kongres pasi bisedimet dypartiake dështuan këtë verë.

Duke theksuar axhendën e tij të shpenzimeve shoqërore, e cila mbetet peng i negociatave të nxehta brenda demokratëve, Bideni tha se projektligji do të shkurtonte kostot e barnave me recetë, do të zvogëlonte varfërinë dhe do të luftonte diskriminimin në strehim.

“Ne mund i bëjmë këto ndryshime,” tha presidenti Biden. “Ne nuk mund të përballojmë të mos veprojmë“.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota administrata biden joe biden marthin luther king jr administrata biden joe biden marthin luther king jr

Sondazh

Poll

Bota 22 Tetor 2021, 05:21

Mbretëresha Elizabeta II shtrohet në spital

BRITANI E MADHE– Mbretëresha Elizabeta II ka shfaqur probleme me shëndetin. BBC raporton se ajo e ka kaluar mbrëmjen e të mërkurës në spital, ku ka kryer ...