Bota

Zbrazen spitalet, në Prizren, Pejë dhe Vushtrri s’ka asnjë të infektuar me COVID-19

22 Tetor 2021, 08:55 Nga DOSJA
Zbrazen spitalet, në Prizren, Pejë dhe Vushtrri s’ka asnjë

KOSOVË– Në Spitalin e Prizrenit, Pejës dhe Vushtrrisë, aktualisht s’ka asnjë pacientë me COVID-19.

Lajmi është publikuar në faqen zyrtare Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, ku bëhet me dije se në spitalet e tjera janë duke u trajtuar 57 pacientë.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së dhe QKUK nga këta 57 pacientë, 24 janë me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore.

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit, nuk ka në trajtim asnjë pacientë me COVID-19, sikurse edhe në Spitalin e Pejës dhe Vushtrrisë, ndërkaq në spitalet e tjera në trajtim janë 15 pacientë. Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 57 pacientë, 24 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Spitali i  Prizrenit nuk ka pacientë me COVID-19

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit, nuk ka në trajtim asnjë pacientë me COVID-19, sikurse edhe në Spitalin e Pejës dhe Vushtrrisë, ndërkaq në spitalet e tjera në trajtim janë 15 pacientë.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 57 pacientë, 24 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 11  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 6 pacientë

Spitali i Gjilanit, 3 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 2  pacientë

Spitali i Ferizajt, 4 pacientë

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora koronavirusi ne kosove ministria e shëndetësisë në kosovë spitali i prizrenit koronavirusi ne kosove ministria e shëndetësisë në kosovë spitali i prizrenit

Sondazh

Poll

Bota 22 Tetor 2021, 05:21

Mbretëresha Elizabeta II shtrohet në spital

BRITANI E MADHE– Mbretëresha Elizabeta II ka shfaqur probleme me shëndetin. BBC raporton se ajo e ka kaluar mbrëmjen e të mërkurës në spital, ku ka kryer ...