Aktualitet

Shembja e Çadrës së Cirkut Kombëtar, Margariti: Do kenë shtëpi të re!

22 Tetor 2021, 05:28 Nga DOSJA

TIRANË– Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka reaguar për shembjen e Çadrës së Cirkut Kombëtar nga përmbaruesit. Ajo bën të ditur se po punohet që artistët të kenë një shtëpi të re. Margariti ka reaguar për këtë çështje në ‘Instagram’ duke u shprehur se do u gjendet pranë artistëve deri në gjetjen e zgjidhjes për vijim e aktivitetit artistik. Margariti thotë si në rastin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, edhe në rastin e Cirkut Kombëtar do të arrijmë t’ia dalim mbanë.

REAGIMI I MINISTRES:

Në këto momente të vështira për artistët e Cirkut Kombëtar, jemi pranë tyre jo vetëm si përkrahës, por edhe në gjetjen e zgjidhjes për vijimin e aktivitetit artistik. Teksa po vijojmë luftën në aspektin ligjor, në bashkëpunim edhe me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Arsimit do të sigurojmë një hapësirë për zhvillimin e proceseve aq të nevojshme për ta, stërvitjes dhe studiove për edukimin e brezit të ri.

Përveç hartimit të plani afatshkurtër, që puna e tyre të mos ndërpritet, por të vijojë jo vetëm në kryeqytet, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, po punojmë për një plan afatgjatë për një shtëpi të re për artistët dhe publikun. Jam besimplotë se ashtu si në rastin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, edhe në rastin e Cirkut Kombëtar do të arrijmë t’ia dalim mbanë’

Po çfarë po ndodh me Cirkun Kombëtar të Tiranës?

Aktorët e Cirkut Kombëtar kërkuan që toka ku ndodhet çadra të shpronësohet, që arena t’i shpëtoj prishjes ose të përgatitet një ambient i ri cirku. Toka ku është ngritur çadra e Cirkut, rreth 1073 metra katror i janë njohur nga gjykata si pronë private një sipërmarrësi që në vitin 2014. Prej asaj kohe çështja nuk ka marrë zgjidhje ndërkohë që artistë e cirkut janë përplasur vazhdimisht me zyrtarët e përmbarimit të cilët kanë kërkuar zbatimin e vendimit të gjykatës. Ende nuk është përcaktuar një ambient i ri ku do të zhvendoset Cirku dhe kjo është pikërisht kërkesa e artistëve që ata të mos mbeten rrugëve.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet cirku i tiranes elva margariti cirku i tiranes elva margariti

Sondazh

Poll