Aktualitet

VD: Policia aksion në Tiranë-Durrës, makina inteligjente kap shkelësit e shpejtësisë

21 Tetor 2021, 21:25 Nga DOSJA
VD: Policia aksion në Tiranë-Durrës, makina inteligjente kap

TIRANË- Policia Rrugore ka bërë bilancin e aksionit gjatë kontrolleve në rrugën interurbane Tiranë-Durës-Tiranë. Sipas njoftimit të Policisë, makina inteligjente ka konstatuar 287 shkelje për shpejtësi, duke regjistruar deri në 169 km/h. Ndërkohë që janë pikasur edhe shoferë të tjerë, të cilët përdornin celularin gjatë drejtimit të mjetit, e 61 të tjerë për mosvendosje të rripit të sigurimit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Tiranës, vijon monitorimin e qarkullimit të automjeteve, duke përdorur makinën inteligjente, me intervale të shkurtra kohore në të gjitha rrugët e kryeqytetit, në Kamzë dhe në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë.

Gjatë orëve të paradites, në Kamzë dhe në rrugët e tjera të qytetit, si dhe gjatë orëve të mbrëmjes në rrugën interurbane Tiranë-Durës-Tiranë, makina inteligjente ka konstatuar 287 shkelje për shpejtësi, nga të cilat janë evidentuar 43 raste me shpejtësi nga 80 km/h deri në 98  km/h në Kamzë, ndërsa në rrugën Tiranë-Durrës, shpejtësi deri në 169 km/h.

Gjithashtu, po gjatë verifikimit  rezultoi se krahas shpejtësisë, një numër i madh i drejtuesve të mjeteve kishin bërë dhe një shkelje të dytë, si gjatë ditës, ashtu edhe gjatë mbrëmjes,  konkretisht 108 ishin edhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, ndërsa 61 edhe për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Ndërkohë, si rezultat i kontrolleve intensive në të gjitha rrugët e vendit, duke përdorur radar, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë vendosur 1059 masa administrative për shkelje që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Nga monitorimi me radarë dhe alkooltestues janë pezulluar edhe 31 leje drejtimi, për shpejtësi dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional. 

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet policia rrugore policia rrugore

Sondazh

Poll