Art&Argëtim

LISTA/ Shtetet që do të garojnë në “Eurovision 2022” në Itali, pjesë dhe Shqipëria

21 Tetor 2021, 05:50 Nga DOSJA

ITALI– Shqipëria do jetë pjesmarrëse në “Eurovision Song Contest 2022” bashkë me 40 shtete të tjera. Konkursi i 66-të do të mbahet në arenën PalaOlimpico në Torino më 10, 12 dhe 14 maj.

“Ne jemi aq të ngazëllyer që kemi edhe një herë mbi 40 transmetues që konkurrojnë për të fituar trofeun ikonik të Eurovision,” tha mbikëqyrësi ekzekutiv i konkursit Martin Osterdahl. “Eurovision Song Contest do të ofrojë emocionin dhe spektaklin e e avancuar të artit që pritet nga afro 200 milionë shikues.”

EBU tha se 36 vende do të konkurrojnë në dy gjysmëfinale, 10 nga secila që do të bashkohen ‘Pesë Mbështetësit kryesorë financiarë’  ku bëjnë pjesë Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja.

Në Shqipëri do nisë festivali që do përzgjedhë se cili këngëtar/e do na përfaqësojë në ‘Eurovizion 2022’.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

argetim showbiz eurovision 2022 italia shqiperia eurovision 2022 italia shqiperia

Sondazh

Poll