Art&Argëtim

Dorëheqja e Arta Dollanit nga IKTK, Margariti i kalon postin zv.drejtores

21 Tetor 2021, 14:56 Nga DOSJA
Dorëheqja e Arta Dollanit nga IKTK, Margariti i kalon postin zv.drejtores

TIRANË– Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka emëruar përkohësisht në krye të Insitutit Kombëtar të Trashgimisë Kulturore, Rudina Kulen. Emërimi vjen pas dorëheqjes nga detyra të Arta Dollanit, e cila ka dhënë dorëheqjen nga detyra, kështu që vendin e saj përkohësisht do ta mbajë Kule. Kjo e fundit mbante detyrën e zv.drejtores në këtë institucion.

“Të nderuar kolegë, ju bëj me dije se pas dorëheqjes së znj. Arta Dollani nga pozicioni i drejtores së Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, për vijimin e mëtejshëm të punës, Ministrja Margariti ka emëruar në krye të IKTK, deri në përfundimin e procedurave të konkurimit, znj. Rudina Kule, që mbante detyrën e zv.drejtores në këtë institucion dhe drejtuese e ASHA deri në momentin e formimit të IKTK, e cila mund t’ju ndihmojë në komunikimin e mëtejshëm, në mbarëvajtjen e punës suaj,”-thuhet në njoftimin zyrtar.

IKTK-ja u formua nga bashkimi i 2 institucioneve të mëparshme në varësi të ministrisë së Kulturës përkatësisht nga Instituti i monumenteve të Kulturës dhe Agjencia e Shërbimit Arkeologjik. Pikërisht ky institucion duhet të ushtrojë veprimtarinë në fushën e arkeologjisë parandaluese e të shpëtimit dhe studimit të trashëgimisë arkeologjike.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kulture kulture arta dollani elva margariti instituti kulturor i trashegimnise kombetare ministria e kultures rudina kule arta dollani elva margariti instituti kulturor i trashegimnise kombetare ministria e kultures rudina kule

Sondazh

Poll